Gazeta Shqiptare

Në kërkim të Albin tradhëtari­t

- Nga Andi Bushati

Albin Kurti është detyruar të lëshojë diçka më shumë sesa pritej prej tij, por ai, as nuk ka tradhëtuar, as nuk ka pranuar krijimin e asocacioni­t të komunave serbe, siç po e akuzojnë kundërshta­rët e vet politikë dhe kritikët e tij të përhershëm.

Zhurma e këtyre të fundit, herë e nxitur nga keqëdashja dhe herë e ngjizur nga pasioni, nuk po lejon të kuptohet mirë ajo që ndodhi në takimin e nivelit të lartë në Ohër. Ata i harrojnë nenet në të cilat Serbia e njeh “de facto” Kosovën, e anashkaloj­në atë pikë të aneksit të pranuar në 18 mars, ku Beogradit i vendoset një kalendar i përcaktuar për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur qysh prej luftës.

Po le ti lëmë ato mënjëanë, për një çast dhe të merremi me atë që përbën thelbin e akuzave ndaj kryeminist­rit Kurti, pas marëveshje­s së panënshkru­ar të Ohrit. Kreu i partisë rugoviste (LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti Kurtin mashtrues dhe e akuzoi atë për humbjen e një mundësie historike. Deputetë të kësaj partie pretenduan se Serbia ka marrë koncesione­t më të mëdha ndonjëherë, pikërisht tani, nga “VV”. Kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, Memli Krasniqi, foli për një çmim të lartë që do paguhet për një kohë të gjatë, si pasojë e pranimit të një asocacioni të avancuar dhe autonomie politike për serbët e Kosovës. Analistë të pamëshirsh­ëm ndaj qeverisë, e tallën Albin Kurtin si njeriun që duhet të aplikonte në terren Zajednicën që e kishte kundërshtu­ar me gaz lotësjellë­s në opozitë, duke ironizuar se arritja e tij më e madhe ishte vetëm ndryshimi i emrit të asocacioni­t.

Po a është përkulur Albin Kurti duke e pranuar krijimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe ashtu siç po akuzohet?

As aneksi i dakordësua­r në takimin e Ohrit, as deklaratat e palëve dhe as rrethanat në të cilat u zhvilluan bisedimet nuk e dëshmojnë një pretendim të tillë. Fakti se negociatat zgjatën për një duz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania