Gazeta Shqiptare

“Tritol hotelit për t’i mbyllur zërin medias”, debat në Komisionin e Sigurisë

Ervin Salianji ia thotë në sy Spiropalit: S’ju trondit asgjë veç Ramës Përplasje për raportin e Departamen­tit të Shtetit

-

Raporti i DASH, ku ngrihej si problem edhe shembja e “Prestige Resort” është bërë dje objekt debati në Komisionin e Sigurisë, ndërsa e pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali. Ishte pikërisht deputeti i PDsë, Ervin Salianji, ai që sugjeroi që pjesë e rendit të ditës të ishte raporti i DASH-it, që evidenton disa problemati­ka të kësaj maxhorance. Ai tha se qeveria vendosi tritol te “Prestige”, siç thoshte raporti i DASH-it, për t’i mbyllur zërin medias.

Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshj­eje që vjen nga SHBA-të. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH-it e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeveris­jes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsion­i në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes janë të korruptuar­a, të kalbëzuara dhe s’ka pavarësi të institucio­neve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka fuqi më shumëkombë­she se SHBA-të? Po lexoj raportin e DASH-it. Janë lider SHBA-të dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…

Naço: Po hajde tani… Salianji: Korrupsion­i endemik ka bërë që sot të mos kemi shtet, por një autokrat. Pse shqetësohe­ni nga kjo?

Naço: Unë shqetësohe­m për rendin e ditës.

Salianji: S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ç’rend dite tjetër do të flasim?! Do të merremi me procesverb­alet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASHit për t’i mbyllur zërin medias (te “Prestige Resort”), kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshta­rë politikë. Për Fushë-Krujë kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drej

torin e policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalit­et. Por s’vijnë, se kanë frikë. Edhe kjo që thatë, ju certifikon atë që thotë DASH, s’ka institucio­ne të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushtet të

pavarur, s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë. Naço: Me fjalën tënde i ke ngritur të gjitha zemrat peshë… Salianji: Përfaqësue­sja e ministrisë vjen dhe qesh këtu sikur ka ardhur në plazh. Në vend që të jeni seriozë, bëni

nga këto insinuata këtu. S’e merrni dot fjalën dhe s’bëni dot zhurmuesin.

Naço: Një sekondë, se të kam ndërprerë fjalën.

Salianji: Këtë po themi ne, s’ka fjalë të lirë. Pse shqetësohe­ni nga DASH? A mund të bashkoheni ju me këtë shqetësim? A ka mundësi që të diskutojmë për këtë raport?

Naço: Po të lexoj rregullore­n.

Salianji: Degët e qeverisë janë të korruptuar­a. Ç’doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalit­etit në e vend. S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacio­n mbi ato kamerat si “Big Brother” në të gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime.

Naço: Faleminder­it! Salianji: Po ç’faleminder­it?! Vetëm Rama ju trondit juve. S’ju trondit raporti i DASH-it.

Naço: Aman se DASH-i ka thënë edhe gjëra më të rënda.

Salianji: I ka ikur zëri se s’ka institucio­ne. S’i jep dot zë padrejtësi­së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania