Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj: Qeveria të tërhiqet nga presioni ndaj mediave

Prishja e “Prestige Resort” në raportin e DASH-it

-

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, u është bashkuar reagimeve për raportin e DASHit për shembjen e “Prestige Resort”. Gjekmarkaj theksoi se raporti i DASH-it ngre shqetësime për atë çka nuk shkon e bëhet keq në vendin, tonë duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejn­ë si ujërat e zeza. Mes të tjerash, Gjekmarkaj tha se ky raport evidenton shkeljet procedural­e për prishjen e hotelit.

REAGIMI I GJEKMARKAJ­T

“Një vend si Shqipëria, e cila po vuan për të ndërtuar shtetin e sundimit të ligjit dhe të standardev­e demokratik­e ka bërë një zgjedhje nga pikëpamja retorike racionale. E ka bërë atë pushteti, e ka bërë opozita në këto 32 vjet. E kam fjalën për politikën amerikane, deklaratat dhe raportet e DASH-it. Ato nuk mund t’i përdorim vetëm si fruste ndaj njeri- tjetrit kur na shkon për shtat. Kur na bie, hidhet e shtyjmë, e refuzojmë, e interpreto­jmë fshatçe. E para që duhet të reflektojë ndaj tyre është ajo që ka përgjumësi­në më të madhe, pra qeveria. Raporti i fundit i DASH-it ngre shqetësime për shumëçka nuk shkon e bëhet keq në vendin tonë, duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejn­ë si ujërat e zeza. Në kauzë thërritet qeveria. Raporti i DASH-it ngre shqetësim, evidenton çedimet procedural­e për prishjen e hotelit ‘Prestige Resort’, pronari i të cilit posedon disa nga mediat më të rëndësishm­e në vend, duke aluduar që mes këtij fakti dhe linjës editoriale ka lidhje, gjë e papranuesh­me për një demokraci liberale. Gjithë kohën qeveria në luftën e saj politike ndaj opozitës përdor si argument disa vendime të DASH-it, që kanë trazuar politiken tonë e atë opozitare në veçanti. Sot ky institucio­n i lartë i SHBA-ve ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdr­ejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardev­e në raport me DASH-in dhe SHBA-të. Përmendja e kësaj ngjarjeje në raport është mbështetje morale, por edhe legale për drejtuesit e këtyre mediave, si dhe drejtim gishti ndaj qeverisë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania