Gazeta Shqiptare

Arben Çejku: Pika më sensitive, padurimi për vendimin e gjykatës

“Pushteti injoroi drejtësinë”

-

Ish-ambasadori Arben Çejku, i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për raportin e DASH, ku evidentohe­t mes shumë problemati­kash edhe shembja e paligjshme e “Prestige Resort”. Ai u shpreh se sikundër dhe në raport ishte evidentuar, shihet si problem fakti që pushti prevalon mbi sistemin e drejtësisë dhe se injorohet gjykata, pasi shembja e resortit është bërë pa pritur një vendim nga ky institucio­n. “Edhe pa ardhur te ky raport, ka dhe raporte të tjera. Kemi alarmin që vjen dhe nga media ndërkombët­are për zhvillime alarmante në vend sa i përket prezencës së krimit, por dhe keqpërdori­mit të drejtësisë. Në rastin konkret, pika më sensitive është padurimi për të pritur drejtësinë. Pushteti prevalon mbi gjykimin e gjykatës e paragjykon drejtësinë. Injorimi i një organi të pavarur të drejtësisë. Nëse do ishin konsumuar rrugët e drejtësisë, do të ishte tjetër lexim i situatës. Ajo lexohet nga disa këndvështr­ime, por unë po e lexoj në aspektin që e ka prekur edhe raporti. Përdorimi i ekzekutivi­t për të denigruar dhe dobësuar fuqinë vendimmarr­ëse të gjyqësorit. I gjithë raporti tregon sesi po zhvillohet demokracia në Shqipëri. Ka dhe shumë çështje të tjera. Ne jemi duke parë që disa zhvillime nuk janë dhe aq pozitive dhe janë luks i tepruar për Shqipërinë që të provokojmë partnerët tanë me vendime sensitive që lidhen me çështje të sigurisë. Shqipëria duhet të ketë shumë kujdes në ndarjen e çështjeve që lidhen me sigurinë, sepse nuk jemi një vend që mbajë përgjegjës­i vetëm për vete, por edhe për vendet mike”, - u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania