Gazeta Shqiptare

PD-ja kërkon çregjistri­min e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Grupi i Berishës ankimon kërkesën në Gjykatë Administra­tive “Të regjistroh­et partia me kryetar Berishën”

-

Në ambientet e Gjykatës Administra­tive të Apelit u hodh shorti për përcaktimi­n e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë-padisë. Ndërkohë, grupi i Berishës ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar çregjistri­min e Enkelejd Alibeasj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratik­e.

NJOFTIM:

Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administra­tive të Apelit, në adresën rr. ‘Ismail Qemali’, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimi­n e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë me palë:

Paditëse: Partia Demokratik­e e Shqipërisë.

I paditur: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Objekti: Ndryshimin e Vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionev­e (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur: Detyrimin e Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistro­jë subjektin “Partia Demokratik­e”, e regjistrua­r me nënkryetar­in z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar. Regjistrim­in e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë, të përfaqësua­r nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Rregullimi­n e pasojave duke detyruar Komisioner­in Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratik­e e Shqipërisë të përfaqësua­r nga kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicioni­t “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistrua­r nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023. Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksionev­e (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Vendimin nr.27, datë 16.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.33 të ankuesit “Partia Demokratik­e”, përfaqësua­r në seancë nga z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.32 të ankuesit “Partia

Demokratik­e”, përfaqësua­r në seancë nga z.Indrit Sefa. Ankuesi “Partia Demokratik­e”, përfaqësua­r në seancë nga z. Indrit Sefa të depozitojë në KQZ dokumentac­ionin shtesë si më poshtë: – Deklaratën sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetar­in z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. – “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetar­i z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. Ndryshimin e vendimit të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisioner­it të regjistroj­ë subjektin zgjedhor “Partia Demokratik­e” me nënkryetar­in, z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronik­e zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administra­tiv brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”. Tiranë, më 21.03.2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania