Gazeta Shqiptare

Kolegji Zgjedhor pranon padinë, detyron KQZ-në të regjistroj­ë partinë “Lëvizja Bashkë”

-

Kolegji Zgjedhor vendosi dje pro padisë së partisë “Lëvizja Bashkë” dhe detyron KQZnë ta regjistroj­ë si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit. Kjo parti me në krye Arlind Qorin është regjistrua­r në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi u mor dje në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosregjist­rimin e subjektit dhe detyrimin e KQZ-së për regjistrim­in. Me këtë vendim Arlind Qori u bashkohet zyrtarisht kandidatëv­e të partive të tjera në garën për Bashkinë e Tiranës.

VENDIMI:

Sot, më datë 21.03.2023, ora 15:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët: 1. Alma Kolgjoka (Relatore)

2. Edlira Petri (Anëtare)

3. Sokol Ibi (Anëtar)

4. Manjola Xhaxho (Anëtare)

5. Marsela Dervishi (Anëtare) në seancë gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës Administra­tive të Apelit, pasi shqyrtoi •ështjen që i përket:

Paditës: Partia “Lëvizja Bashkë”.

I paditur: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Objekti: Gjykimin e çështjes në themel duke: 1) rrëzuar vendimin nr.157, datë 09.03.2023 të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve; 2) rrëzuar vendimin nr.23 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionev­e datë 14.03.2023, dhe 3) detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë vendim për regjistrim­in e Partisë Politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023. Baza Ligjore: Neni 9 i Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, neni 64, 145, e vijues i Kodit Zgjedhor, nenet 9, 13 dhe 15 të ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”. Me vendimin nr. 4, datë 21.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, VENDOSI:

1. Pranimin e padisë.

2. Detyrimin e palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistroj­ë partinë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.

3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

4. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

5. U shpall në Tiranë më datë 21.03.2023.

Tiranë, më 21.03.2023

Gjykata Administra­tive e Apelit Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania