Gazeta Shqiptare

Deputeti i PD: Vulën dhe siglën ta dha Rama. Çfarë pune të prishin kandidatët?

Ankimimi i Alibeajt në KAS për koalicioni­n ‘Bashkë Fitojmë’

-

Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar për ankimimin e Enkelekd Alibeaj në KAS për koalicioni­n “Bashkë Fitojmë”. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, referuar kryetarit të komanduar të PD-së, Enklejed Alibeaj, Baçi ka shkruar se vulën dhe siglën ia dha kryeminist­ri Edi Rama. Sakaq, ka shkruar se ‘nuk ka problem’ për këto dhe fondet si dhe ‘dhuratat e qeverisë’, teksa ka ngritur pyetjen se çfarë pune i prishin demokratët që garojnë përballë mazhorancë­s pa siglën e tyre. Postimi i plotë:

“Në fakt, nuk ke faj ti, mirë bën, kështu vazhdo, mos lër gjë pa bërë, luftoi demokratët deri në fund, mos ndalo, përdori të gjitha mënyrat nga më të ndyrat, se vetëm kështu, kënaqet punëdhënës­i yt! Në Kuvendin e korrikut të 2021, duartrokit­ët pa pushim kur hyri doktor Berisha në Kuvend, qëndruat në këmbë deri sa u ul dhe po të njëjtën gjë edhe kur iku dhe nuk ndalonit se buzëqeshur­i për t’i rënë sado pak në sy! Pas 9 shtatorit se patë për gjë, të thoje, mbase ka ardhur koha që PD-ja edhe mund të mos ekzistoj nuk ka problem, do të lindë prapë dielli nesër, perifrazov­e! Pastaj nuk e kuptuam se si të hyri kjo dashuri e madhe, për ta ‘forcuar’ PD dhe po bën çmos që ta prezantosh denjësisht me kandidat që i propozon vetë, i voton vetë dhe i vendos vetë! Po mirë, vulën ta dha Rama edhe siglën ta dha, fondet mbi 1 milion nga buxheti i shtetit do t’i marrësh, plus ‘dhuratat’ qeveritare s’po i quajmë se nuk e dimë sa janë! Po çfarë pune të prishin demokratët që po garojnë përballë mazhorancë­s me mundësitë e tyre, me financat e tyre, pa siglën e tyre, që ti e mban në xhep, si Ferto Fetahu në Cakran, që nuk do t’i lësh të garojnë edhe kështu, në një koalicion opozitar, me kandidat që i kanë votuar vetë me një anëtar, një votë? Çfarë pune të prish Evdar Kodheli në Fier, që në fushatën e 25 prillit 2021 ishte pjesë e fushatës tënde, punoi personalis­ht për ty, madje të solli dhe shumë biznese sponsorizu­ese, që nuk e di askush ku përfunduan? Po strukturat e kësaj dege, anëtarët dhe simpatizan­tët e shumtë, që ishin të gatshëm sa herë që të duheshin dhe me çdo gjë që të duhej, me gjithë hallet e shumta që kishin vetë, çfarë të kanë bërë? Çfarë pune të prish Resmi Shanaj në Mallakastë­r që të mbështeti pa kushte? Çfarë të ka bërë Eduard Sharka, që në zgjedhjet e 2021, punoi dhe kontribuoi aq shumë duke sjellë te PD mijëra vota, pa asnjë ndihmë nga ju? Çfarë të ka bërë Aurel Malko në Divjakë që në çdo takim dhe çdo ditë, vetëm punonte për ty? Sofie Alushaj në Patos, doktoresha e respektuar dhe e kudogjendu­r dhe demokratët e nderuar aty, çfarë të kanë bërë që i lufton dhe u vë kandidat përballë, që të fitojë lehtësisht Rama?! Erdit Hazisaj në Rroskavec dhe gjithë ata demokratët e nderuar dhe të paepur të asaj zone që të prisnin dhe përcillnin si të ishe pasha, çfarë të kanë bërë, që nuk i lë rehat? Çfarë të kanë bërë demokratët e këtij qarku, që nga hiçi të ngritjen dhe të çuan shumë lartë, aty ku nuk e kishe menduar?! Ata vetëm të kanë dhënë, kanë harxhuar, janë konsumuar, të kanë respektuar, të kanë vlerësuar, më shumë se këdo tjetër! Ky është shpërblimi dhe mirënjohja juaj? E drejta vonon, po nuk harron”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania