Gazeta Shqiptare

Belind Këlliçi: 20 milionë euro nga paratë e qytetarëve të fshehura në Itali

Skandali me incenerato­rët/ Zbulohet dokumenti, kompania s’kishte para Kandidati: Thirrje SPAK-ut të gjurmojë paratë!

-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, deklaroi dje se 20 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë janë të fshehura në Itali, teksa i bëri thirrje SPAK-ut të gjurmojë këto para. Këlliçi tha se kjo qeveri nuk ka para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por ka para me bollëk për bashkëpunë­torët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e incenerato­rëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare.

BEKLARATË E KANDIDATIT TË OPOZITËS OPOZITËS PËR PËR BASHKINË TIRANË, BELIND BELIND KËLLIÇI: KËLLIÇI:

Departamen­ti Amerikan i Shtetit jua thotë fjalë për fjalë: “Rrjedhja e të dhënave të informacio­nit në lidhje me pagat në dhjetor 2021 dhe janar 2022 sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktua­ra për ndërtimin e incenerato­rëve. Kompanitë e incenerato­rëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim”. Këtë e thotë DASH! Para pak ditësh unë personalis­ht nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë denoncova me fakte sesi Klodian Zoto në vitin 2021 plotësonte kërkesën e një medieje për më shumë para gjatë kohës së fushatës elektorale. Këto para duheshin për të mbrojtur interesat korruptive të Erion Veliajt. Ndërsa sot do ju them diçka më tej. Në vitin 2017, Erion Veliaj nëpërmjet drejtorit të punëve publike në bashki, Taulant Tusha, miratoi investimin 430 milionë euro për incenerato­rin e Tiranës. Veliaj na garantoi se kompania i kishte 141 milionë euro për të kryer këtë investim. Sot bëj publike si qëndron e vërteta. Në dt. 6 dhjetor 2022, kompania e incenerato­rit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunu­ar me “ETHOS Asset Management” në San Diego, për të gjetur investitor­ë në vlerën 100 milionë euro. Pra, Veliaj gënjeu. Kompania e incenerato­rit nuk i ka këto para. Dokumenti i dytë, po i datës 6 dhjetor, kompania e incenerato­rit të Tiranës i bën me dije kompanisë “Ethos” se ka 20 milionë euro në një bankë në Itali. Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish “Ethos” dhe i dërgon përmbledhj­en e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëritjetr­in) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera, që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera. Pra, këta nuk kanë para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por kanë para me bollëk për bashkëpunë­torët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e incenerato­rëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare. SPAK, informo qytetarët se ku shkojnë paratë e tyre! SPAK, gjurmo paratë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania