Gazeta Shqiptare

Gabriel Escobar: Garantoni zgjedhje të lira dhe të barabarta

SHBA: Dënoni çdo të korruptuar! Qeveria shqiptare që të intensifik­ojë përpjekjet në këtë drejtim Zyrtari i lartë amerikan komenton 14 majin

- Valentina Madani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga qeveria shqiptare që të intensifik­ojë përpjekjet për luftën kundër korrupsion­it.

SHBA-ja i kujton qeverisë Rama se antikorrup­sioni është sfida më e madhe, ndaj duhet progres në këtë drejtim.

I dërguari i SHBAsë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim online me gazetarët e rajonit të Ballkanit, u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres dhe të intensifik­ojë përpjekjet sa i takon luftës kundër korrupsion­it.

Diplomati amerikan tha se “Korrupsion­i është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe se kërkon të të shikojë më shumë progres në rajon. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgonin një grup për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit, Escobar theksoi se nuk kishte informacio­n për procesin e monitorimi­t por i kujtoi Shqipërisë se duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu, Escobar

është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshj­e në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të lehtësojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementi­mi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, amerikan.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ndal gjerësisht te marrëveshj­a e Ohrit për të cilën me bindje tha se ka një marrëveshj­e nga Kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti dhe nga Presidenti Serb Vuçiç teksa shtoi se zbatimi i Marrëveshj­es drejt normalizim­it duhet të nisë menjëherë. Gjatë bisedës virtuale me gazetarë, Escobar tha se ishte një marrëveshj­e “në të gjitha aspektet” dhe se është ligjërisht e obligueshm­e për Kosovën dhe Serbinë, për të vijuar rrugën e integrimit.

“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzako­nisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshj­eje”, deklaroi i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Zyrtari i lartë amerikan diskutoi edhe për faktin që as Kosova dhe as Serbia nuk e nënshkruan marrëveshj­en gjatë takimit në Ohër.

Diplomati amerikan tha se fokusimi në këtë aspekt është i parëndësis­hëm, pasi sipas tij, kjo është marrëveshj­e dhe shihet si e tillë ne sytë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Po dje, Departamen­ti Amerikan i Shtetit përmes raportit për Shqipërinë shprehu shqetësimi­n për korrupsion­in deri në nivelet e larta të qeverisjes socialiste.

Në raport theksohet se korrupsion­i është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes. Duke u ndalur te korrupsion­i, në raport thuhet se vjedhjet me aferën e incenerato­rëve kanë arritur në nivelin e 271.5 milionë dollarëve.

“SPAK-u hetoi gjithashtu kontratat publiko private për incenerato­rët e mbetjeve në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, të cilat dyshohet se dërguan në mënyrë të paligjshme 271.5 milionë dollarë për zyrtarët e qeverisë dhe kontraktor­ët. Hetimi çoi në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në dhjetor 2021 dhe ish-deputetit Alqi Bllako

në mars”, raport.

Po ashtu, nënvizohet se shumë i përhapur është korrupsion­i në polici.

“Korrupsion­i policor mbetet një problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore ka pranuar 1707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”, thuhet në raportin e DASH-it.

Gjithashtu, në raport thuhet se gjyqësori në vend është i kapur, një akuzë e fortë sidomos pas shtatë vitesh të nisjes së reformës në drejtësi. Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsion­i dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionon­te plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Por theksi vihet te bashkitë, të cilat drejtohen nga socialistë­t dhe që kanë prodhuar disa skandale të mëdha. Në prag të zgjedhjeve, DASH-i risjell në vëmendje problemet e mëdha zgjedhore në Shqipëri, duke cituar një raport të monitorues­ve ndërkombët­arë për zgjedhjet e vitit 2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania