Gazeta Shqiptare

Braho: Mbajti në detyrë Visho Ajazin që kishte duart me gjak, le të rrijë thoshte

“Shembja e Prestige Resort, hakmarrje e qeverisë”

-

Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në Neës24 ka folur në lidhje me propozimin e kryeminist­rit për emërimin në krye të SHISH të Vlora Hysenit, duke thënë se nuk e kupton këtë veprim pasi kjo e fundit është shkarkuar nga e njëjta detyrë në Kosovë.

Braho tregoi se ligji për kreun e SHISH thotë se ky rol duhet të mbahet nga një person me shtetësi shqiptare, dhe jo të dyfishtë ashtu si Hyseni.

Ai shtoi më tej se Rama “nuk kupton nga punët e shërbimeve”, ndërsa kujtoi një episod ku ka mbajtur në detyrë Visho Ajazin me arsyetimin se “nuk do bënte gjë” edhe pse vetë Braho i kishte thënë se ai “i ka duart me lyera me gjak”.

“Është shkarkuar nga Kurti, Rama e merr në kabinet, nuk e kuptoj. Unë nuk kam vërejtje për atë apo punët e saja. Problemi është se pse duhet të merret një shtetase kosovare. E njoh mirë ligjin për SHISH, duhet të jetë një shtetas shqiptar, jo të jetë me dy shtetësi kreu. Rama ka dështuar me dy ministra që ka marrë nga Kosova, ky është një pozicion shumë delikat.

Kurti e shkarkon, ky e merr, nuk e di çfarë fshihet. Kreu i SHISH duhet të jetë 24 karat shqiptar, nuk dua të vë në dyshim cilësitë e saj, por është një pozicion shumë delikat. E shikoj si çudi, por jo si karshillëk ndaj Kurtit nga ana e Ramës.

Rama nuk kupton nga punët e shërbimeve, e mbajti Visho Ajazin 4 vite shef, ai që kishte vrarë e prerë, dhe e mbajti kryetar të SHISH. I pata thënë ta heqë se i ka duart me gjak, nuk e hiqte. Le të rrijë thoshte se nuk ka çfarë bën.

Jemi në Shqipëri, ka të tjera detyra Shërbimi informativ në Kosovë dhe të tjera probleme ka këtu. Shpresoj se do e bëjë mirë dopiorolin. Kjo është e tëra intrigë. Për mua shefi i shërbimit duhet të jetë puro shqiptar që të mendojë vetëm për Shqipërinë, kur të bashkohemi me Kosovën le t’i vendosin me dy shtetësi.

Nëse Begaj e vlerëson se është në përputhje me ligjin le ta dekretojë. Unë kam qenë pjesëtar në hartimin për ligjin e shërbimit informativ dhe duhet të jetë vetëm shqiptar shefi”, tha Braho.

Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në Neës24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash në lidhje me raportin e djeshëm të publikuar nga DASH në lidhje me problemati­kat me të cilat është përballur vendi në vitin 2022.

Braho ka folur në lidhje me përmendjen e presionit ndaj medias së lirë dhe shembjen e Prestige Resort, duke e quajtur haptazi hakmarrje nga ana e qeverisë për mediat kritike.

Ai u shpreh se shembja e resortit ishte në kundërshti­m me procedurat ligjore, ndërsa u shpreh se do jenë taksat e qytetarëve ato që do paguajnë dëmshpërbl­imin në lidhje me një akt të tillë joligjor.

Braho foli edhe në lidhje me zyrtarët e Partisë Socialiste, qofshin ato kryebashki­akë apo ministra të thirrur nga SPAK apo të dënuar.

Ai u shpreh se përgjegjës­ia e kryeminist­rit Edi Rama shkon deri në dorëheqjen e tij nga posti.

Pjesë e bisedës në studio:

Braho: DASH bën vërejtje për rysninë ndaj medias dhe kjo është e padiskutue­shme. Mazhoranca nuk a reaguar fare, pra DASH nuk ka klientë në analizat e monitorime­t e kësaj marrëdhëni­eje.

Do të thotë që DASH jo më kot e ka shpallur Berishën non grata.

Qeveria të reagojë e të kërkojë falje ndaj këtij treguesi të rëndësishë­m të demokracis­ë që është liria e medias.

Ndërhyrja me fadroma e tritol ndaj Prestige Resort, për mua gabimi është se nuk iu la kohë ankesave e vlerësimev­e që duhet të bënte gjykata. Nuk e di pozicionin ligjor, por prishja në atë kohë, në kulmin e sezonit turistik ishte e gabuar.

Shembja është bërë në kundërshti­m me procedurat ligjore që bëhen në këto raste. pse u nxitua? Ka të drejtë të mendojë grupi se bëhet për hakmarrje se pse jeni pozicionua­r si një media me kritika ndaj qeverisë. Është hakmarrje e hapur. Shembja nuk duhet të ndodhte në atë moment. Gjykatat ende nuk janë çliruar.

Sipas raportit të DASH kemi një gjyqësor që nuk është i pavarur, përveç SPAK që thuhet se ka përpjekje për rritje. Reflektohe­t kjo edhe në marrëdhëni­et me mediat?

Braho: Ankesa mund të japë të drejtë grupit mediatik dhe gjyqtari që nuk mori parasysh kërkesën duhet shkarkuar.

Nëse çështja shkon në Strasburg, kush do i paguajë dëmet? Taksat e qytetarëve?

Braho: Ligji kështu parashikon, që paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk paguan Rama apo kushdo qoftë por paguan shteti. Rëndësi ka që Strasburgu ta vlerësojë pozitivish­t shkeljen dhe organet janë të detyruar të shpërblejn­ë grupin mediatik e të nisë nga fillimi rivendosja e objektit pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Heshtjen e qeverisë si e lexoni?

Braho: Indiferenc­ë e stisur dhe e pështirë, por tregon edhe një kokfortësi kapricoze që “shteti jam unë”. Raporti i DASH është i padiskutue­shëm. Nuk ka klientë DASH. Me mënyrë të pavarur dhe mjetet e tij, konkluzion­et e DASH janë të padiskutue­shme.

Lefter Alla, Fatos Tushe, Artur Bushi, janë disa zyrtarë që kanë kaluar pragun e SPAK.

Braho: Është edhe Vangjush Dako. të tërë në një rresht janë. Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët edhe të PS edhe Rama që kanë përgjegjës­i personale. këta kanë përgjegjës­i penale jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjës­inë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie.

Rama ka përgjegjës­i morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjës­i, kërkon nga të tjerët si Ahmetaj të mbajë përgjegjës­i. Është skuadra jote.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania