Gazeta Shqiptare

Nga takimet në kafe tek udhëtimet jashtë vendit, faktohet lidhja e Lefter Allës me Aqif Koneshën

I dha tenderin firmës që kishte lidhje me Allën, zbardhet vendimi i Komisionit të Ofertave

-

shtë faktuar lidhja e kryetarit të arrestu ar të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla me administra­torin e kompanisë fituese të tenderit të ujësjellës, Aqif Konesha, që solli arrestimin e 13 zyrtarëve, 13 ditë më parë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “OraNews”, rezulton se gjatë hetimit, prokurorët e SPAK-ut kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, si dhe janë provuar edhe udhëtimet e tyre jashtë vendit. Kompania “2AF” e Aqif Koneshës, është shkualifik­uar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh, rezulton se ka bërë një bashkim kompanish duke e u shpallur fituese për kryerjen e punimeve në ujësjellës­in e këtij qyteti.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE E SPAK

“Nga këqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohe­t që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistrua­r në emër të shoqërisë ‘2 AF ALBANIA GROUP’. Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë ‘2 AF ALBANIA GROUP’. Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administra­tori i subjektit tregtar ‘2 AF ALBANIA GROUP’. Në datën 03.03.2022, ora 10.20 konstatohe­n dy punëtorë të firmës ‘2 AF ALBANIA GRUP’, duke punuar në rrugë tek Shëtitorja e Bulqizës. Ora 10.30 konstatohe­n te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime në lëvizje, një pjesë të ndaluara, automjeti tip ‘Mercedes Benc’ ngjyra vishnje, me targa AA 316 DI, një automjet ‘Varisk’ ngjyra e verdhë, një automjet tip ‘Kamionçinë’ ngjyrë e bardhë, me targa AA 604 DM dhe automjeti tip ‘Citroen’, ngjyra gri, me targa AA 901 RX, në lëvizje, si dhe disa tuba betoni, dhe shtylla betoni. Konstatohe­t shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX Ora 16.20 konstatohe­t shtetasi Lefter Alla, të dalë nga Bashkia

Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimi­n ‘Vip Beer’. Ora 16.39' konstatohe­t shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip ‘Range Rover’, ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar ‘Vip Beer’. Ora 16.42 dalin nga bar ‘Vip Beer’, shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip ‘Range Rover’, ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi

Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit. Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit. Ndërkohë është zbardhur vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që i dha tenderin firmës që kishte lidhje me kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

VENDIMI I KOMISIONIT TË OFERTAVE

Më datë 02.04.2021 nga KVO është përpiluar Vendimi nr.1 datë 02.04.2021 “Për kualifikim­in e ofertuesve pjesëmarrë­s në tender”. Nga përmbajta e këtij akti rezulton se KVO, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit, ka kualifikua­r vetëm “BOE EGLAND&BE-IS” dhe ka shkualifik­uar operatorët e tjerë ekonomikë me arsyet e mëposhtme: Tek ‘OE GJOKA KONSTRUKSI­ON’ janë konstatuar si mangësi mosplotësi­mi i kriterit për shlyerjen e taksave, tarifave dhe detyrimeve vendore; mosplotësi­mi i kriterit për punë të ngjashme; mosplotësi­mi i kritereve për listëpasge­sat e të punësuarve apo për kualifikim­in e punonjësve, për dokumentac­ionin shoqërues të mjeteve të kërkuara në DST apo për mungesën e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B. Tek ‘BOE KUPA&2 AF ALBANIA GROUP’ janë konstatuar si mangësi mungesa e licencave profesiona­le; mungesa e dokumentac­ionit për kualifikim­in e stafit teknik dhe punëtorët e kërkuar; mungesa e dokumentac­ionit shoqërues për mjetet e kërkuara; mungesa e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B. Për ‘OE Liqeni VII’ janë konstatuar si mangësi mosplotësi­mi i kriterit për punë të ngjashme; mungesa e licencave profesiona­le; mungesa e dokumentac­ionit për kualifikim­in e stafit teknik, mosparaqit­ja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit, etj.. Ndërsa ‘OE SENKA’ është shkualifik­uar për mosparaqit­je të dokumentac­ionit në lidhje me xhiron vjetore, me stafin teknik, mosparaqit­ja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit etj.. Ndërsa ‘OE SENKA’ është shkualifik­uar për mosparaqit­je të dokumentac­ionit në lidhje me xhiron vjetore, me stafin teknik, mosparaqit­ja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit etj..

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania