Gazeta Shqiptare

BIRN: Arrestimi i zyrtarit të ATP-së ekspozon zvarritjen e procesit të kthimit dhe kompensimi­t të pronave

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar caktoi masë sigurie me burg për një zyrtarë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave të akuzuar për korrupsion, ndërsa caktoi masa të arrestit shtëpiak dhe detyrimit për paraqitje edhe ndaj 9 trashëgimt­arëve të pronarëve të tokave të shtetëzuar­a gjatë diktaturës. Masat u ekzekutuan të hënën më 20 prill, ndërsa në një njoftim për shtyp SPAK bëri me dije se masat e sigurisë ishin marrë pas hetimeve që filluan në vitin 2021 dhe në të cilat u dokumentua përmes mjeteve speciale korrupsion­i në 14 raste. SPAK-u thotë se inspektori i ATP-së, I.K. u merrte para trashëgimt­arëve të pronarëve të pronave të shtetëzuar­a në diktaturë, me premtimin se do mundësonte kompensimi­n. “Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi I.K., me detyrë inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të paktën në katërmbëdh­jetë raste u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimt­arë të ishpronarë­ve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimi­n financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimi­n e pronës”, - thuhet në njoftimin e SPAK-ut. Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të Agjencisë së Trajtimit

të Pronave apo më herët Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave akuzohen për korrupsion. Një vit më parë, ministri i Drejtësisë denoncoi pasi shkarkoi nga puna drejtoresh­ën e institucio­nit. Rasti duket se është vetëm një sindromë e zvarritjes prej vitesh e procesit të kompensimi­t. Në dy vitet e fundit, bazuar në raportin e vitit 2022 të ATP, u dhanë vetëm 6 vendime kompensimi. Ndërkohë, prej vitit 2015 janë dhënë gjithsej vetëm 794 kompensime nga mbi 26 mijë dosje që presin për t’u dëmshpërbl­yer. Në shkrime të mëparshme BIRN ka gjetur se shumë pronarë nuk kanë shpresë se do të kompensohe­n edhe me çmimet e caktuara nga qeveria, disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej tyre./ BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania