Gazeta Shqiptare

Koka e grupit të trafikut të kokainës nga Ekuadori në vendet nordike, GJKKO dënon më 9 vite burg Jetmir Kastratin

Kastrati me paratë e trafikut të drogës investoi në pasuri të paluajtshm­e në Shqipëri Gjykata e dënoi me 13.6 muaj vjet heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e kohës së dënimit

-

GTIRANË

jykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për dënimin e Jetmir Kastratit (alias Sokol Krasnici) i akuzuar për disa vepra penale. Mësohet se kreu i një grupi kriminal që merret me trafikim të lëndëve narkotike në Danimarkë, është dënuar nga me 13 vite e 6 muaj burgim. Ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri është dënuar përfundimi­sht 9 vite burgim, dënim të cilin duhet ta vuante në burg të sigurisë së lartë. Sipas GJKKO-s që nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e së cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale. Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshm­e në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtari­së kriminale, nëpërmjet investimev­e në pasuri të paluajtshm­e në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistrua­ra në emër të të afërmve të të pandehurit, si dhe të konfiskuar­a më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalim­in dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandalue­se kundër Pasurisë”, të ndryshuar. Zbulimi i aktiviteti­t kriminal, hetimi dhe gjykimi i Jetmir Kastratit, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale është bërë falë bashkëpuni­mit të ngushtë të Prokuroris­ë së Posaçme me autoritete­t e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë. Jetmir Kastrati është kunati i Astrit Beqirajt, ndërsa rezulton se është arrestuar në Danimarkë. Jetmir Kastrati është dënuar kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, kryer në bashkëpuni­m të posaçëm, në formën e të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”. Grupi i strukturua­r kriminal funksionon­te sipas një skeme të mirëpërcak­tuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëv­e, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportu­ar paratë me anë të autobusëve (e regjistrua­r në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturua­r kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshi­n tek Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferim­i i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj. Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturua­r kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në

Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme të sekuestrua­ra. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacioni­t të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

Më datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it

dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me procedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistrua­r në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë në ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, kryer në bashkëpuni­m të posaçëm, në formën e të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, të parashikua­ra nga nenet 287/1 germat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/ a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal. Në seancat e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në konkluzion­et përfundimt­are ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcitua­ra dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimi­sht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë. Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimi­sht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë. Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale. Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshm­e në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtari­së kriminale, nëpërmjet investimev­e në pasuri të paluajtshm­e në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistrua­ra në emër të të afërmve të të pandehurit, si dhe të konfiskuar­a më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalim­in dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandalue­se kundër Pasurisë”, të ndryshuar. Zbulimi i aktiviteti­t kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale është bërë falë bashkëpuni­mit të ngushtë të Prokuroris­ë së Posaçme me autoritete­t e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania