Gazeta Shqiptare

Shkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit, Arlind Lagji

-

VLORË - Policia e Vlorës ka vënë në pranga ishdrejtor­in e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili dy ditë më parë shkaktoi dy aksidente të njëpasnjës­hme. Policia bëri dje me dije se 46vjeçari, teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur në rrugën “Gjergj Kastrioti”, aksidentoi një grua rreth të 66-ave e më pas u largua nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen. Po në atë aks rrugor, ai është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues një 63-vjeçar. Lagji do të hetohet për veprat penale

“Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Dy personat e aksidentua­r ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit të dyfishtë të shkaktuar nga ish-drejtori i Doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plagosën dy persona, ka reaguar edhe ish-bashkëshor­ti i gruas që Lagji kishte një marrëdhëni­e. Algert Belulaj ka reaguar për “Infrared.a”, duke hedhur akuza të forta mbi të dhe mbi ish-bashkëshor­ten, ku sipas tij, ai është aksidentua­r qëllimisht nga kjo e fundit. Belulaj u shpreh se për aksidentin që i shkaktoi ishbashkës­hortes e u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori dhe frika e tij është se do të dalë i palagur edhe nga aksidenti i djeshëm. Belulaj është shprehur se është dashur të largohet nga Shqipëria, pasi zbuloi tradhtinë e bashkëshor­tes me ish-kreun e Doganës së Fierit, i cili edhe e dhunoi.

“Ky është rast i përsëritur, pasi më ka goditur dhe është larguar. Ky është një rast i paralajmër­uar shumë qartë, se e kam denoncuar atë person në organet e shtetit. Nuk është marrë asnjë masë ndaj atij personi. Ai del në rrugë sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale. Unë jam këtu pasi në Shqipëri jam përndjekur nga personi, nga persona të paidentifi­kuar. Më pas nuk më ka dalë dikush garant, kam kërkuar azil. Në bazë të asaj që konstatoj, dyshoj se Prokuroria e Fierit është e kapur nga krimi. I bëj thirrje opinionit publik se personi në fjalë mund të marrë jetë njerëzish, ai deklaron se është kriminel, që ka dijeni për vrasje”, - tha Belulaj. Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshor­ten e tij për lidhjen jashtëmart­esore ndërsa pas akuzave, ish-drejtori i Doganës së Fierit u pezullua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania