Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektlig­jin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do të miratohet në parlament

-

Në Komisionin Parlamen tar të Ekonomisë kanë rinisur diskutimet e projektlig­jit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit Eduard Shalsi tha se drafti do të kalojë për miratim Parlamenti­t pas 2 deri 3 javësh. Projektlig­ji ishte parashikua­r të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamenta­r kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilis­tëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave. Kryetari i Komisionit shtoi se grupi i punës ka bërë disa rishikime në draft në lidhje me përkufizim­et, por edhe ka marrë në konsiderat­ë disa propozime të sistemit bankar të paraqitura nga shoqata e bankave dhe Banka e Shqipërisë. Përsa i përket ndryshimev­e të reflektuar­a pas kundërshti­meve të grupeve të interesit relatorët e draftit prezantuan vetëm ato për përmirësim dhe saktësim termash, jo shqetësime­t e profesione­ve të lira për zbatimin e tatimit progresiv që nis nga 1 janari 2024. Relatorja deputetja Blerina Gjylahmeti tha se rekomandim­et e grupeve të interesit janë përfshirë në draftin e përmirësua­r, duke përfshirë rishikimet te termave, si: entitet, shoqëri, divident, seli e përhershme, etj.. Relatorët e draftit gjithashtu shtuan se ndryshimet përmirësoj­në ligjin aktual të tatimit mbi të ardhurat të hartuar që në vitin 1999, duke krijuar vështirësi në zbatim me konceptet e kohës. Por për projektlig­jin e rishikuar kontabilis­ti Sotiraq Dhamo më herët pohoi për Monitor se thelbi i vërejtjeve të tyre nuk janë marrë në konsiderat­ë dhe grupi i punës s’ka bërë ndryshime për profesione­t e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor, përveçse atyre të termave teknik. “Drafti i rishikuar nuk rezulton të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në raport me projektlig­jin e muajit dhjetor. Pra Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka qëndruar variantit të mëparshëm, gjithnjë nëse do të jetë ky drafti që do të miratohet nga komisioni parlamenta­r. Pra në thelb profesione­t e lira i tatojnë 15%. Tregtarët e dyqaneve i le me tatim 0 deri në vitin 2029. Taton profesioni­stët e vetëpunësu­ar, si të ardhura nga pagat me 23%”. Kontabilis­të të tjerë, ekspertët fiskalë dhe avokatë kundërshtu­an sërish ashpër projektlig­jin e rishikuar për shkak të barazisë që krijon mes tatimpague­sve, kryesisht me profesione­t e lira. Nisma përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësu­arit e profesione­ve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësu­arit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania