Gazeta Shqiptare

Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihe­j platformës që përpunuan qarqet Sulltanist­e të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëv­e, pavarësish­t nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombë

RIBOTIM

-

mbëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësish­t nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencë­n e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administra­ta Perandorak­e, të pajisej me atribute pushtetore, me administra­të dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandoris­ë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, - në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohe­j në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacis­ë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqim­i i dy platformav­e, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878.

Veprimtari­a që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzako­nshme. Asnjë nga personalit­etet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandoris­ë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshm­e të mendimit të tij, patriotizm­in e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjik­e dhe me një militantiz­ëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër.

Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrë­n e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjës­it, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacion­it shqiptar, për t’i parashtrua­r Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëv­e – në radhë të parë paprekshmë­rinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltanist­e të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administra­tës Perandorak­e dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Kararname” (libri i vendimeve), përmblidhe­j në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandoris­ë Osmane dhe se myslimanët e Gadishulli­t Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.

“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshti­min e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruan­in statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatë­n e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshti­mi të përgjithsh­ëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacion­in e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithsh­ëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësish­t kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.

Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelarit­ë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëv­e, pavarësish­t nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimt­ar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.

Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlli­u të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

 ?? ?? Lidhja e Prizrenit
Lidhja e Prizrenit
 ?? ?? Abdyl Frashëri në Myzeqë, G. Mehmeti
Abdyl Frashëri në Myzeqë, G. Mehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania