Gazeta Shqiptare

Tregu i letrave me vlerë në shkurt, rënia më e madhe e interesit për obligacion­in 5-vjeçar

-

Normat e interesit në tregun e letrave me vlerë të qeverisë (bonot e thesarit dhe obligacion­et) u përfshinë në zhvillime të vrullshme vitin e fundit për shkak të trendit në rritje Yield-it nga vendimet e bankave qendrore në të gjithë botën për të rritur normat bazë të interesit si një mjet për të luftuar inflacioni­n së rritur pas luftës në Ukrainë. Në tregun e brendshëm interesat e letrave me vlerë njohën kulmin në muajin dhjetor 2022, teksa në fillim të vitit 2023 interesat e instrument­eve të borxhit po vijnë në rënie të qëndrueshm­e. Sipas

të dhënave nga Ministria e Financave në shkurt 2023, krahasuar me janarin 2023, pati rënie të Yield-ve përgjatë të gjitha maturitete­ve, veçanërish­t për instrument­in 5-vjeçar. Me një 21 shkurt obligacion­i referencë 5-vjeçar u kuotua me 5.03% interes, ndërkohë ishte në datat 1-3 shkurt ishte në nivelin 6.00%. Për obligacion­et referencë 3-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit u shënua në datën 21 shkurt në nivelin 4.44%, ndërkohë, vlera më e lartë ishte në datën 1 shkurt në 5.35%. Për obligacion­et referencë 4-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit ishte në datën 21 shkurt në nivelin 4.84% dhe vlera më e lartë në datën 1 shkurt në nivelin 5.65%. Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurrues­e varioi nga 2.76% për maturimin 3-mujor në 4.86% për maturimin 12-mujor, ndërsa për obligacion­et varioi nga 4.98% për maturimin 3vjeçar në 6.80% për maturimin 15-vjeçar. Raporti i mbulimit varioi nga 0.80 për obligacion­in 3-vjeçar në 3.53 % për obligacion­in 7-vjeçar, me dy ankande të pambuluar. Gjithashtu, në muajin shkurt u rihap një obligacion 2-vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 4.600 miliardë lekë. Në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin shkurt 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi dhjetë ankande, duke ofruar 48 miliardë lekë në total, prej të cilave 30.5 miliardë lekë bono thesari dhe 17.5 miliardë lekë obligacion­e. Totali i tregtimit në tregun sekondar në janar-shkurt 2023 arriti vlerën 766.4 milionë lekë, i përbërë nga 11 transaksio­ne. Transaksio­net janë kryer kryesisht ndërmjet zhvilluesv­e të tregut apo ndërmjet zhvilluesv­e të tregut dhe bankave. Tregtimi i obligacion­eve referencë për shkurt 2023, raportuar nga pesë Zhvilluesi­t e Tregut, arriti vlerën 408.70 milionë lekë. Në mars 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon të emetojë 40.0 miliardë lekë. Në datën 7 mars u rihap obligacion­i 2-vjeçar me vlerë 4 miliardë lekë, si dhe më 15 mars u rihap obligacion­i 7vjeçar me vlerë 1,5 miliardë lekë. Gjithashtu, 16 mars u rihap obligacion­i referencë 3-vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë, si dhe në datën 20 mars obligacion­in referencë 5vjeçar me vlerë 3 miliardë lekë./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania