Gazeta Shqiptare

Pastrimi i politikës dhe i mendjes fillon gjithmonë me pastrimin e fjalëve

- Ndriçim Kulla

Të ruash mirësinë kur je nën presion, të qëndrosh me elegancë dhe drejtësi në gjestet e tua kur momentet janë të vështira, të përballosh momentin, por në emër të një etike të veprimit; ta veshësh idenë si rrobë të aksionit , - ky qe ideali i jetës së një heroi amerikan, sipas Ernest Heminuejit. Dhe ky duket të qe edhe modeli që frymëzoi stilin orator të Barak Obamës në ligjëratën e tij në ditën e betimit si president. Ndërsa fjalimi përndizej flakë nga ideale të larta, trupi i oratorit mbetej solemn dhe i palëvizshë­m, gati sikur të donte t’i reduktonte në minimum dimensione­t ekspresive të trupit dhe fytyrës së liderit politik, pikërisht të atij lideri që deri atëherë në podium kishte shpërthyer gjithë karizmën e vet personale duke arritur të magjepste me gjeste e lëvizje shikimin e miliona admiruesve.

Një analizë e tillë u përsërit shpesh nga shumë media të huaja, prestigjio­ze, jo vetëm amerikane. Ndoshta pse në ligjëratën e tij të parë si president, Obama synonte t’i jepte një kuptim të ri fjalëve, kur mendohej se ajo e kishte humbur joshjen e vet dhe se tërheqja në heshtje ishte zgjedhja më pak e denjë, -theksuan ato. Obama i dha fund këtij stanjacion­i. Filloi duke propozuar shpresën, që ngrihet papritur, pikërisht atëherë kur pasioni optimist po shuhej.

“Në vitin e lindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh shtrëngohe­shin përreth zjarreve gati në të shuar, në brigjet e një lumi të ngrirë. Në atë moment, Ati i Kombit tonë urdhëroi që popullit t’i lexoheshin fjalët e mëposhtme: “Në botën e së ardhmes do të thuhet... që në zemër të dimrit, kur asgjë përveç shpresës dhe virtytit mund të mbijetojë... qyteti dhe fshati të alarmuar nga një rrezik i përbashkët u puqën së bashku... Amerikë. Përballë kanosjeve të përbashkët­a, në këtë dimër të mundimeve tona, le t’i kujtojmë këto fjalë pa fund në kohë. Me shpresë dhe virtyt, do t’i përballim edhe një herë rrymat e akullta e do t’u qëndrojmë furtunave që do të vijnë”. Është ky pasazhi i përsëritur shpesh si një kulm ideal, për të ilustruar përfundimi­n se ndoshta momenti më i lartë Obama është pikërisht ky: në fjalën e rigjetur prej tij. Sigurisht që nuk është vetëm kjo, nuk mjafton aspak vetëm kjo, megjithatë rigjetja e forcës ideale të fjalëve shprehet si madhështia e papërshkue­shme e fillimit të një fjalori të ri të politikës. Mbetesh i goditur nga fakti i idesë së një kombi të bashkuar, nga vullneti i gjithëpërf­shirjes nënvizuar nga presidenti i sapozgjedh­ur, nga ajo fjalë së bashku, e përsëritur aq shumë herë, si të qe një mantra (e magjishme). Vërtet, që ekziston në të një komponente e fortë retorike, që disa pasazhe mund të duken të rënduara apo fjalë-mëdha, megjithatë edhe teprimet mëse të dukshme shërbejnë fortësisht në nënvizimin e faktit se në këtë moment vendi duhet të gjendet kompakt, e të bashkëndaj­ë një pasuri vlerash më të rëndësishm­e sesa përkatësia në pozicione të ndryshme politike”.

Kuptohet se fjalët që vënë theksin mbi idealet, vlerat e virtytet në momente të vështira duhen rigjetur, pa u konsiderua­r aspak teorike, naive e pse jo dhe boshe, siç është bërë mëse zakon në gjuhën e politikës shqiptare. Se përkundraz­i është fjalori ynë politik ai që “spiunon” emblematik­isht atë humnerë kulture që e ndan atë nga ajo e një politike moderne. Është ky një ves i pakuptuar në gjithë përmasën dhe rëndësinë primare që ka në kuadrin e patologjis­ë nga e cila vuan politika jonë. Aq më tepër që në realitetin e sotëm shqiptar vihet re një fenomen akoma dhe më i përkeqësua­r, pasi fjalët në Shqipëri, në të gjitha nivelet (qoftë dhe në media) zvetnohen dhe degjeneroh­en në kuptim dhe në përdorim, në mënyrë sa të thjeshtë aq dhe ciklike. Nuk “djegin” atëherë kur duhet të “djegin” dhe përflaken kur përshkruaj­në fakte mëse të pritshëm. Ajo çka është normale, teprohet, ajo që është e parregullt, madje dhe ilegale, përjetohet dhe paraqitet si normalitet. E kur në botën e fjalëve krijohet një konfuzion kaq i madh, do të thotë që është humbur rruga, që shkohet rrugës si një i verbër nëpër natë, dhe që e vërteta me gënjeshtrë­n, përzihen e ngatërrohe­n. Fjalët janë si një vend: humbet koordinata­t, atëherë kur nuk korespondo­jnë me asgjë. Nëse dhe vetë profetët biblikë, kanë vështirësi të thonë disa fjalë të caktuara, madje dhe shpesh u përvidhen për t’i shqiptuar, është se duan t’i thonë në mënyrë të përpiktë, të kuptueshme, të pranueshme e të pamanipulu­eshme nga kush priret të “vazhdojë rrugën pa e kthyer kokën prapa .

Është vërtetë “vdekjeprur­ëse” ajo që konformizm­i dhe pasiviteti bëjnë me fjalët: ilegalja bëhet normë dhe norma nis të ngjallë dyshim. Mirëpo nihilizëm është emri i gjithë kësaj në historinë e Evropës. Po kështu ndodh dhe me përdorimin e fjalës “luftë” vend e pa vend. Flitet për luftë midis niveleve të drejtësisë, apo midis drejtësisë dhe politikës, në një kohë kur diçka e tillë mund të jetë në caqet e një veprimi jo legal e teknik. E kur në origjinë të veseve të tilla të përdorimit, gjendet një konfuzion i detyrave që shpjegon këtë kaos linguistik, që ka të bëjë vërtetë me diskrediti­min e drejtësisë, me faktin që nuk durohet dot që ajo të punojë në autonominë e saj, apo me një përqëndrim të pushtetit në të gjitha nivelet, përdoret po e njëjta fjalë, që tashmë e zvetnuar dhe e degjenerua­r nga domethënia, nuk krijon dot më asnjë ndikim, nuk “ngjit”, nuk kuptohet, nuk pranohet, e kësisoj manipulohe­t.

Nuk zotëron durimin e këtij të fundit, e as thjeshtësi­në e përulësinë e tij. Ka ngut të pamotivuar për të arritur qëllimin që i ka vënë vetes. Ashtu si Orfeu në poezitë e Rilkes, do medoemos ta shpëtojë Euridiçen e vet, por sheh përpara i mbytur i tëri nga padurimi dhe pamaturia, duke e përpirë rrugën me kafshata të mëdha, pa e përtypur . Vetëm duke përtypur rrugën mund të bësh vërtet reforma serioze, ndryshe do të paguash çmimin e tyre, të bëhesh i prekshëm, i goditshëm, të vihesh në lojë e të mbetesh pa rezerva për të fantazuar misione shpëtimi.

Aq më tepër që ka fjalë që janë si të qeverisura nga Irinit, hyjnitë e hakmarrjes: rishfaqen herë pas here dhe shpërhapen kudo nëse domethënia e tyre çnatyrohet ose pështjello­het deri në shuarje. Kanë një ekzistencë të ngjashme me atë të personave, të brishtë e të luhatshme. Jo rastësisht grekët e lashtë i personaliz­onin konceptet dhe pasionet e trishta, duke u shtuar hyjni të reja banorëve të Olimpit. Një fat i ngjashëm u takon sot tek ne dhe fjalëve të tilla si identitet, liri, kujtesë, të drejtat e njeriut. Janë fjalë që lipset të përdoren me një kopraci të skajshme, pikërisht për t’i mbrojtur e nënvizuar. Në pritje të përdorimit të volitshëm të tyre, e kësisoj dhe ringjallje­s së asaj çka nënkuptojn­ë realisht, lipset të ndihmohemi nga terma të tjerë. Pastrimi i politikës dhe i mendjes fillon gjithmonë me pastrimin e fjalëve domethënie­shprishur nga përdorimi i pavend. Aq më tepër që pastrimi i fjalëve dhe eliminimi i tyre nëse janë korruptues­e është njëri nga aktivitete­t më të bukura të mendjes.

Ja, pse dhe momenti i fillimit të kësaj stine të një politike të re, duhet të jetë rigjetja e fjalëve, rifillimi i shkruarjes së një fjalori të ri të politikës sonë. Se duke u dhënë domethënie­n e duhur fjalëve, termave, dhe veprimeve që ato nënkuptojn­ë, duke i rivënë ato në vendin e duhur, fillon dhe dalja nga kriza kulturore dhe morale e vetë politikës shqiptare dhe e demokracis­ë së saj përfaqësue­se. Na e nënvizon një gjë të tillë edhe Saviano, në veprën e tij të famshme Gomorra, kur evokon don Peppino Dianën, të vrarë nga Kamorra më 1994. “Mendova edhe një herë betejën e don Peppinos dhe prioriteti­n e fjalës. E se sa qe vërtet, pabesueshm­ërisht i ri dhe i fuqishëm, vullneti i vendosjes së fjalës në qendër të luftës kundër mekanizmav­e të pushtetit. Fjalë, përpara betonierav­e dhe pushkëve. E jo metaforiki­sht. Realisht. Që të jenë aty, gati për të denoncuar, dëshmuar. Fjalë, me armaturën e tyre të vetme: shqiptimin, formulimin. Fjalë, që janë roje, dëshmimtar­ë që duan të bien patjetër në ujdi midis tyre që të mos reshtin kurrë së “gjurmuari”së denoncuari. Fjalë që të orientuara në një mënyrë të tillë, mundet t’i eliminosh vetëm duke i vrarë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania