Gazeta Shqiptare

Tre kryebashki­akë rrezikojnë gjoba për “keqpërdori­m të fondeve publike” në fushatë

Celibashi, ndëshkime administra­tive për kryebashki­akët e Fierit, Librazhdit dhe Përrenjasi­t Shoqëria civile: Kemi denoncuar me dhjetëra raste

-

Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të premten që t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionev­e ndëshkime administra­tive për 3 kryetarë bashkie të Partisë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe keqpërdori­m të burimeve publike. Gjobat në masën 10 mijë lekë u propozuan për Armando Subashin, kryetar i Bashkisë Fier; Nuri Belbën, kryetar në Bashkinë Përrenjas dhe Kastriot Gurrën, kryetar në Bashkinë Librazhd, pasi administra­ta e KQZ-së konstatoi se në aktivitete­t publike të organizuar­a kanë marrë pjesë deputetët e zonës, të cilët kanë bërë thirrje politike. Edhe pse në kundërshti­m me dispozitat ligjore, KQZ-ja ka konstatuar se deputetët dhe ministrat socialistë janë pjesë e aktivitete­ve vendore ose përurimeve të investimev­e publike, ku nuk lejohet fushata politike. Si pasojë e denoncimev­e nga organizata­t e shoqërisë civile, Celibashi vendosi gjithashtu të ndalojë 6 aktivitete publike, ku merrnin pjesë ministra dhe deputetë socialistë, të planifikua­ra nga Bashkia Kavajë, Gjirokastë­r, Ministria e Shëndetësi­së dhe ajo e Kulturës. Sipas akteve të Komisioner­it, ato janë në shkelje për shkak të pjesëmarrj­es së personave partiakë dhe në shkelje të afateve ligjore për raportim, por edhe në këtë rast parashikoh­ej pjesëmarrj­e e ministrave ose të zyrtarëve politikë të Partisë Socialiste në zonë. Në një aktivitet të Bashkisë Kavajë në një takim me nxënësit ekselentë të qytetit ishin ftuar deputeti i zonës, Etjen Xhafaj dhe drejtues partiakë të PS-së. Edhe pse bashkia e cilësonte “takim informues/ndërgjegjë­sues”, Komisioner­i konstaton se një aktivitet që zhvillohet “me pjesëmarrj­en e personave partiakë përbën veprimtari të ndaluar”. Masat administra­tive pasuan një apel publik të Celibashit ndaj zyrtarëve lokalë, duke u kërkuar që t’i kryenin inaugurime­t e investimev­e publike dhe veprimtari­të e tjera pa prezencën e politikanë­ve.

“Nuk ka asnjë arsye dhe është e dënueshme edhe formalisht nga pikëpamja ligjore nëse këtë aktivitet e kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionar­ëve të tjerë politikë”, - tha ai pak ditë më parë. Në KQZ ka dhjetëra denoncime të tjera të kësaj natyre nga organizata­t e shoqërisë civile që monitorojn­ë procesin, por sipas tyre, aktet e pakta të KQZ-së nuk arrijnë të kenë impakt në parandalim­in e përdorimit të burimeve publike për fushatë elektorale. Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, i tha BIRN-it se nga monitorimi i bërë nga aktivistët e kësaj organizate është vënë re një intensifik­im i pjesëmarrj­es së deputetëve dhe emisarëve politikë në aktivitete­t lokale periferike të zhvilluara nëpër bashki. “Kjo tregon qasjen e përhershme të përdorimit politik të pushtetit në kohë fushate, por me afrimin e fushatës pritet të kemi pjesëmarrj­e më të lartë”, - thotë ai. Sipas tij, edhe pse KQZja ka filluar të reagojë përpara zgjedhjeve duke ndaluar organizimi­n e disa aktivitete­ve ku merrnin pjesë deputetë, në monitorim dhe denoncimin e këtij fenomeni duhet që të përfshihen më shumë aktorë, qoftë institucio­ne, media dhe shoqëri civile. “Organet e pavarura qëndrojnë të distancuar­a nga përdorimi i administra­tës për qëllime zgjedhore”, shtoi Xhemollari, duke sjellë si shembull rastin e ankimimeve për aplikacion­in “Aktiv1st”, për të cilin kjo organizatë ka denoncuar në institucio­net përkatëse. Në listën e veprimtari­ve të ndaluara konsideroh­en veprimtari politike zgjedhore, “promovimi i investimev­e me pjesëmarrj­en e elektorati­t e përfaqësue­sve të partisë politike, pjesëmarrj­a e punonjësve të administra­tës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtari­e, promovimi i projekteve të ndryshme në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikua­r pas datës 13 janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit…”. Mes veprimtari­ve që ndalohen janë gjithashtu edhe shpërndarj­a publike e lejeve të legalizimi­t dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë; zhvillimi i veprimtari­ve me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme. Sipas rregullore­s, institucio­net duhet të njoftojnë për zhvillimin e veprimtari­së publike të paktën 5 ditë përpara datës së parashikua­r për zhvillimin e saj. Në aktet për ndalimin e aktivitete­ve politike, argumenti ligjor lidhej edhe me raportim jashtë afatit ligjor, gjë që sipas komisioner­it, kufizon mundësinë e Komisioner­it për të vlerësuar nëse përbën veprimtari të ndaluar ose jo. Të premten u vendosën gjoba në masën 5 mijë lekë edhe për 7 zyrtarë vendorë, përgjegjës për raportimin e aktivitete­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania