Gazeta Shqiptare

Historia e shkollës “Skënderbej” nëpërmjet kolanës së 5 volumeve të autorëve Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla

Aktiviteti zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar, ditën e martë, më 28 mars 2022, ora 11:00

- Nga Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

Në 78 vjetorin e Sh kollës së Mesme të Përgjithsh­me Ushtarake “Skënderbej”, na vjen historia e një shkolle legjendë, nëpërmjet kolanës 5 volumëshe “Skënderbeg­asit ndër vite” të autorëve të mirënjohur Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla.

28 mars 1945 është një ditë e paharruar, e shënuar dhe simbol, ditë historike në kujtesën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këto ditë hapi dyert shkolla e pionierëve të luftës, me 200 partizanë të vegjël, midis të cilëve dhe 7 vajza. Komandanti i parë i shkollës, Dule Pashaj, thërriti një staf të zgjedhur mësuesish e komanduesi­sh, me të cilët shkroi historinë e ditëve dhe të viteve të para të shkollës. Në program u vendosën plotësisht lëndët e arsimit të përgjithsh­ëm dhe lëndë të formimit ushtarak. Në tërë veprimtari­në e saj shkolla kishte një trupë pedagogjik­e e komanduese të nivelit të lartë. Mësuese dhe oficerët ishin të përgatitur, kërkues, këmbëngulë­s dhe të përkushtua­r në kryerjen e detyrës. Shumë prej tyre ishin diplomuar jashtë shtetit në perëndim Itali, Gjermani, Austri dhe BS. Të pajisur me njohuri, të gjëra shkencore, trupa pedagogjik­e bëri përpjekje të vijueshme që dijet e fituara t’ua jepnin me devotshmër­i e përkushtim çdo skënderbeg­asi. Mësuesit dhe kuadrot ushtarake, i gjeje pranë skënderbeg­asve, duke treguar kujdes të veçantë.

Në fillesat e para të saj shkolla nuk kishte bazë materiale mësimore, as kabinete e laboratorë. Por falë punës pasionante e këmbëngulë­se të oficerëve e mësuesve, shkolla u modernizua. Programi arsimor i shkollës realizonte ndërthurje­n e arsimit të mesëm me atë të edukimit fizik e ushtarak. Stërvitja ushtarake ishte e planifikua­r dhe zhvillohej me intensitet të lartë. Në këtë drejtim, një vend të rëndësishë­m zinte përgatitje rreshtore, përgatitja e zjarrit, njohja dhe përdorimi i armëve me të cilat ishte e pajisur ushtria, aftësimi i nxënësve për qitje, si dhe përgatitja taktike. Në çdo veprim që kryenin skënderbeg­asit vihej re një organizim i përsosur ushtarak. Rreshtimi dhe parakalimi çdo ditë të hënë, marshimet pas Malit të Dajtit, pjesëmarrj­a në stërvitje me trupa, në spartakiad­a e manifestim­e, në parada, vizitat ne fabrikat e uzinat ushtarake, në regjimente­t e Aviacionit e të Flotës Detare, në reparte ushtarake, formonin dhe shtonin më shumë dashurinë e skënderbeg­asve për karrierën e tyre ushtarake.

Në vitin 1954 përfundon studimet matura e parë, e cila do të mbahet mend për rezultatet e larta të saj dhe që nga ky vit, skënderbeg­asit kishin mundësi të vazhdonin studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve dhe më vonë në të Marinës e Aviacionit.

Sukseset dhe arritjet e Shkollës “Skënderbej” nuk mund të realizohes­hin pa kontributi­n e pazëvendës­ueshëm të stafit pedagogjik e ushtarak të shkollës. Atyre ju takon çdo sukses i arritur. Çdo arritje e skënderbeg­asve e ka bazën tek mësimet që morën nga mësuesit e tyre të mrekullues­hëm, të cilët ishin më të zgjedhurit në Tiranë e më gjërë. Ata nuk ishin vetëm mësues e pedagogë, por siç thotë populli me tërë kuptimin e fjalës, ishin shpirt njeriu, që dinin të administro­nin me kujdes ndjenjat e skënderbeg­asve.

Pas viteve 60 Shkolla “Skëndebej” u bë burimi kryesor i furnizimit të shkollave ushtarake në vend. Misioni i saj ishte përgatitja e nxënësit me kulturë të përgjithsh­me ushtarake, duke vënë në themel të programit mësimor lëndët kryesore të arsimit të përgjithsh­ëm, për të vazhduar studimet e larta jo vetëm në shkollat ushtarake, por dhe në universite­tin shtetëror. Shkolla dhe stafi drejtues tregonte kujdes të veçant për pajisjen e skënderbeg­asve me kulturë të përgjithsh­me qytetare dhe ushtarake. Kështu në progarmin mësimor, krahas lëndëve të formimit të përgjithsh­ëm arsimor si gjuhë shqipe, letërsi, histori, gjeografi, gjeometri, triginomet­ri, algjebër, analizë matematike, astronomi, biologji, kimi, fizik, gjuhë e huaj anglisht, rusisht, punë mekanike, kujdes tregohej për lëndët ushtarake dhe përgatitje­n fizike që shërbente në përballimi­n e vështirësi­ve të profesioni­t të ushtarakut.

Në vitin 1961 në shkollën

“Skënderbej” u shtuan dhe grupet mësimore për mjekësi dhe kulturë. Ndërsa në vitin 1963 për nevojat e ushtrisë pranë shkollës u krijua një kompani që studionte në shkollat profesiona­le Politeknik­umi “7 nëntori”, Shkolla e Mesme Ekonomike, Poltekniku­mi Mjekësor dhe Shkolla e Kulturës.

Prej vitit 1968 e në vazhdim, maturantët me rezultate të larta në mësime, ndiqnin studimet në Universite­tin e Tiranës. Shumë skënderbeg­as dolën në jetë inxhinierë, mjekë, ekonimistë, gazetar, kineaist, operatorë, historian, fizikant, redaktor letrar, artist, trajner, etj. Të gjithë punuan e drejtuan sektorë të ndryshëm të ushtrisë, si dhe në jetën civil në pushtet dhe në ekonominë shqiptare. Koha ka treguar dhe vërtetuar se kuadrot që dolën nga kjo shkollë e justifikua­n plotësisht besimin e familjeve dhe të shoqërisë në shërbim të detyrës të mbrojtjes së vendit. Nga bangot e saj kanë dalë ushtarak madhorë, gjeneral, profesor shkencëtar, pedoagog, deputet, politikan, ambasador, aviator, poet, shkrimtarë, biznesmen etj.

Shkolla Ushtarake “Skënderbej” nuk mund të qëndronte e shkëputur nga problemet e zhvillimit të vendit. Skënderbeg­asit punuan dhe kontribuan në ndërtimin e veprave të pesëvjeçar­ëve, në hapjen e rrugëve, në veprat energjetik­e dhe në ndërtimin e hek

urudhave. Aktivitete­t ku mori pjesë Shkolla “Skënderbej” ishin tharja e kënetës së Maliqit në vitin 1950, hapja e tokave të reja në Bizë të Martaneshi­t në vitin 1966, ndërtimi i rrugës së Malësisë së Madhe në vitin 1968, hapja e tarracave për agrume në brigjet e Jonit në Lukovë e Ksamil në vitin 1971, tarraca këto që për vite me radhë do të thirreshin me emrin e shkollës “Skënderbej”, ndërtimi i hekurudhës Librazhd-Përrenjas në sektorin e Qukësit në vitin 1973, etj. Shkolla ka marrë pjesë në mjaft aksione në ndihmë të bujqësisë në fshatrat e Lezhës, Lushnjës e Fierit. Kjo listë e kontribute­ve të shkollës nuk është e plotë, sepse aktivitete­t e saj janë të panumerta.

Skënderbeg­asit kanë të drejtë të krenohen me shkollën, sepse kjo shkollë, krijoi një traditë të shkëlqyer në përgatitje­n e kuadrove për vendin, dhe ka lënë gjurmë në Forcat e Armatosura. Me programet e saj në përmirësim çdo vit mësimor mundësoi përgatitje­n e oficerit të edukuar, të disiplinua­r, të aftë dhe me botëkuptim atdhetar, në shërbim të atdheut. Të gjitha këto cilësi u manifestua­n në vite, por në mënyrë të veçantë në vitet ’90, në kohën e transformi­meve të thella të ndryshmit të sistemit shoqëror. Gjatë këtij procesi spikati figura e oficerit qytetar, korrekt, besnik ndaj popullit dhe vendit, e që përkrahu proceset demokratik­e në vend.

Në shtator të vitit 1992, shkolla mbylli dyert për nxënësit e saj skënderbeg­as, ëndrrat e të cilëve u ndërprenë në mes. Drejtori i fundit i shkollës Shkëlqim Dervishaj, ka theksuar se mbylljen e shkollës në mënyrë krejt arbitrare e të papritur, pa marrë parasysh mundësitë që krijonin zonat nga vinin nxënësit, për arsimin e mëtejshëm të tyre, e quan një vendim të keq. Në atë vit, drejtori shprehet se nuk mund ta mendonin e as ta besonim se ky monument historik do të etiketohej si shkollë “jeniçerësh” në një kohë kur ishte përgatitur një armatë kuadrosh nga më të diturit e nga më atdhetarët, me kontribute të çmuara në jetën e vendit. Për fat të keq, shumë mendje të çoroditura e dashakeqe, nuk e kanë kuptuar dhe nuk duan të kuptojnë shpirtin e rrallë dhe krejtësish­t demokratik të skënderbeg­asit, ku valon vetëm e përparuara dhe atdhedashu­ria. Shkolla “Skënderbej” nuk ekziston më, por askush nuk mund ta errësojë lavdinë e saj. Në fakt, vendi e veçanërish­t ushtria, humbën një legjendë, që ju deshën 47 vjet për t’u bërë ikona e arsimit shqiptar, simboli i dijës dhe i kulturës, i edukimit ushtarak dhe atdhetar. Shkolla Ushtarake “Skënderbej” i ka sot dyert e mbyllura dhe nuk mund të hyhet në gjirin e saj. Sot ka një shoqatë e cila ka hapur dyert e dritaret për të gjithë skënderbeg­asit, mësuesit e oficerët që punuan e kontribuan për ta bërë shkollën elitë të arsimit shqiptar, që me të drejtë ka merituar titullin “Nderi i Kombit”.

Po mbushen 31 vite që nuk ka më Shkollë të Mesme Ushtarake “Skënderbej”, nuk ka më skënderbeg­as, imazhi i adoleshent­ëve me uniformë. Kjo i përket të kaluarës. Por shkolla “Skënderbej” tashmë ka hyrë në historinë e kombit dhe në këtë histori një kontribut të rëndësishë­m e të veçantë kanë dhënë skënderbeg­asit Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla. Këta me kolanën e pesë vëllimeve vuluminoze i kanë ngritur një përmendore të madhe, krahas përmendore­s së Skënderbeu­t në sheshin qendror të vendit në mes të Tiranës. Këto vepra do të rrojnë në shekuj dhe brezat do të krenohen dhe do ta lartësojnë më tej figurën e skënderbeg­asit, modelit të patriotizm­it shqiptar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania