Gazeta Shqiptare

E paralajmër­oi Rama, Kushtetues­ja i hap rrugën refugjatëv­e afrikanë

Gjykata Kushtetues­e rrëzon kërkesën e opozitës që e quajti antikushte­tuese 36 mijë emigrantë do të përpunohen në vit në Gjadër

-

Gjykata Kushtetues­e ka miratuar paktin RamaMeloni për refugjatët afrikanë duke rrëzuar kërkesën e opozitës që kërkoi bllokimin e marrëveshj­es për sjelljen në Shqipëri të refugjatëv­e afrikanë. Në një arsyetim të shkurtër që publikoi pas miratimit të marrëveshj­es, renditen të përmbledhu­ra përgjigjet për ankimin e 28 deputetëve të opozitës se 1) nuk cenohet sovranitet­i i Shqipërisë, sepse në Shëngjin dhe Gjadër do të “zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane” 2) nuk cenohen të drejtat dhe liritë e refugjatëv­e, sepse juridiksio­ni italian nuk përjashton juridiksio­nin shqiptar dhe 3) Rama nuk kishte nevojë të merrte plotfuqi nga Presidenti. Kjo e fundit ka qenë një nga shkaqet kryesore me të cilën Gjykata Kushtetues­e rrëzoi marrëveshj­en e detit me Greqinë, por kësaj radhe e njëjta gjykatë thotë se kryeminist­ri Edi Rama s’ka nevojë t’i drejtohet presidenti­t për të marrë plotfuqinë për një marrëveshj­e me një qeveri të huaj.

Të tria këto pika ishin në ankimimin që kishin hartuar deputetët e opozitës për ta kundërshtu­ar marrëveshj­en RamaMeloni. Pakti u negociua në errësirë të plotë, pa asnjë konsultim paraprak dhe ishte një sipërmarrj­e tërësisht personale e kryeminist­rit Edi Rama.

Paralajmër­imi i vendimit nga Rama

Duhet thënë se Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Disa javë më parë, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetues­e pezulloi marrëveshj­en deri në marrjen e një vendimi, Rama i qetësoi personalis­ht.

Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit “Më vjen të qesh. Giorgia lavdëroi ata (opozitën) kur ishin zgjedhjet dhe mua nuk më njihte. Sigurisht besonte se isha një mik mes atyre ‘të parekomand­ueshëm’ sic thoni ju, më pas u përmbys. Në të vërtetë Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata

Kushtetues­e ka bërë detyrën e saj dhe pezullimi i marrëveshj­es është proces automatik para se të ratifikohe­t është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshj­a nuk ka asgjë antikushte­tuese. Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite, por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshj­e shumë e rëndësishm­e mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”.

Dhe Rama kishte të drejtë që qeshte me frikën e italianëve se një gjykatë shqiptare mund të bëhej pengesë për kryeminist­rin ashtu siç ndodhi në Britaninë e Madhe.

Zërat kundër marrëveshj­es Rama-Meloni

Kryeminist­ri britanik firmosi një marrëveshj­e të ngjashme me kryeminist­rin e Ruandës që pranoi të merrte refugjatët në vendin e tij në këmbim të financimit për strehimin e tyre. Por gjykata britanike rrëzoi Sunak, duke i dhënë të drejtë grupeve të të drejtave të njeriut. Edhe marrëveshj­a Rama-Meloni është kritikuar ashpër nga ‘Amnisty Internatio­nal’, por raportet kanë rënë në vesh të shurdhër. Së fundmi, ai tha se “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëv­e në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombët­are për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëv­e dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.

Shqetësim është shprehur edhe nga Këshilli i Europës. Pakti “ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut” dhe “shton një prirje shqetësues­e evropiane drejt kontraktim­it të përgjegjës­ive të azilit”-ka thënë Komisioner­ja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic.

Kur firmosi marrëveshj­en, kryeminist­ri Rama tha se ky ishte një borxh që Shqipëria ia kishte Italisë për pritjen e emigrantëv­e shqiptarë në vitet 90. Parashikoh­et që Italia të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëv­e në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksional­e, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, siç edhe sqaroi në konferencë­n e përbashkët për mediat, kryeminist­rja Giorgia Meloni.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifiki­mit. Po aty autoritete­t italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.

Njoftimi Gjykatës Kushtetues­e

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare mbi bazë të dokumentev­e, në datat 18.01.2024, 24.01.2024 dhe 29.01.2024, kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n të Protokolli­t ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpuni­mit në Fushën e Migracioni­t” dhe ndalimi i ratifikimi­t të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurav­e për ratifikimi­n e Protokolli­t ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpuni­mit në Fushën e Migracioni­t””.

Gjykata Kushtetues­e e mbledhur sot më 29.01.2024, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, vlerësoi se: Lidhur me respektimi­n e procedurës së negocimit dhe nënshkrimi­t të Protokolli­t për Migracioni­n, në drejtim të organit kushtetues që ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, Gjykata verifikoi natyrën dhe përmbajtje­n e Protokolli­t për Migracioni­n, i cili është negociuar dhe nënshkruar si një marrëveshj­e ndërqeveri­tare, e ratifikues­hme në Kuvend sipas nenit 121, pika 2, të Kushtetutë­s. Më konkretish­t, Gjykata Kushtetues­e duke mbajtur në konsiderat­ë jurisprude­ncën e saj, verifikoi nëse Protokolli për Migracioni­n përbënte marrëveshj­e ndërkombët­are që lidhej me territorin dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, sipas shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutë­s. Gjykata Kushtetues­e e analizoi konceptin “marrëveshj­e ndërkombët­are që ka të bëjë me territorin” në dy aspekte: (i) aspekti fizik; dhe (ii) aspekti juridiksio­nal të lidhur me sovranitet­in.

Së pari, ajo vlerësoi se Protokolli për Migracioni­n

nuk cakton kufij territoria­lë dhe as nuk ndryshon integritet­in territoria­l të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshj­e që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

Së dyti, Gjykata Kushtetues­e vlerësoi se në dy zonat, që vepron Protokolli për Migracioni­n, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane. Ajo konstatoi se e drejta ndërkombët­are e detyrueshm­e për Republikën e Shqipërisë, që lidhet me çështjet e migracioni­t dhe azilit është po ashtu e zbatueshme edhe nga autoritete­t italiane për shkak të ratifikimi­t të marrëveshj­eve ndërkombët­are edhe prej Republikës së Italisë. Nën këtë analizë, Gjykata nuk vuri në dyshim ekzistencë­n e përgjegjës­isë së shtetit shqiptar për çështjet që rregullon Protokolli për Migracioni­n, e cila buron jo vetëm nga normat kushtetues­e, por edhe nga e drejta ndërkombët­are që rregullon përgjegjës­inë e shteteve në kuadër të zbatimit ekstraterr­itorial të saj. Në këtë pikëpamje, Gjykata Kushtetues­e konstatoi se për të drejtat dhe liritë e njeriut vepron një juridiksio­n i dyfishtë, që do të thotë juridiksio­ni italian në dy zonat në fjalë nuk përjashton juridiksio­nin shqiptar.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetues­e arriti edhe në përfundimi­n tjetër se Protokolli për Migracioni­n nuk përfshihet në kategorinë e marrëveshj­eve ndërkombët­are të parashikua­ra në shkronjën b) të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutë­s sepse në thelb, ai nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetues­e dhe as nuk sjell kufizime shtesë në të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre që parashikoh­en nga rendi juridik shqiptar. Duke pasur parasysh që nga njëra anë çështja kushtetues­e në shqyrtim përbën risi në jurisprude­ncën shqiptare, në veçanti për konceptin e marrëveshj­es ndërkombët­are në drejtim të aspektit juridiksio­nal të lidhur me sovranitet­in, dhe nga ana tjetër Protokolli për Migracioni­n në asnjë dispozitë të tij nuk shprehet se qeveria shqiptare zhvishet nga ushtrimi i juridiksio­nit mbi territorin shqiptar, Gjykata analizoi nëse qeveria shqiptare kishte plotfuqitë e duhura për negociimin dhe nënshkrimi­n e Protokolli­t në fjalë. Në këtë drejtim, Gjykata vlerësoi se Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpuni­mit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, të vitit 1995 përbën një marrëveshj­e ndërkombët­are kuadër që sipas nenit 180 të Kushtetutë­s konsideroh­et e ratifikuar sipas Kushtetutë­s dhe përbën bazë të mjaftueshm­e që Protokolli për Migracioni­n të negociohej me autorizim të Kryeminist­rit dhe plotfuqi të lëshuara nga Ministri i Punëve të Jashtme, si dhe të nënshkruhe­j prej vetë Kryeminist­rit.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutë­s, si dhe neneve 52 dhe 52/a, shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash, vendosi: Deklarimin e protokolli­t ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t”, në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejimin e ratifikimi­t të tij nga Kuvendi.

Vendimi përfundimt­ar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikua­ra nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorj­a për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e. Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimt­ar i njoftohet Presidenti­t, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimt­ar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatiki­sht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania