Gazeta Shqiptare

Komisioni i Etikës e përjashtoi me 20 ditë, Salianji: Turp nga patronazhi­stët e qeverisë

“Rama ka nënshtruar të gjitha institucio­net”

-

Pasi Komisioni i Etikës e përjashtoi me 20 ditë nga Parlamenti, deputeti i PDsë, Ervin Salinaji në një dalje për mediat tha se vendimi ishte i turpshëm nga patronazhi­stët e qeverisë. Më tej ai tha se mazhoranca ka një urrejtje të verbër dhe armiqësisë ndaj opozitës.

“Morën sot një tjetër vendim turpi. Duke u hequr përkohësis­ht mandatin parlamenta­r të dhënë me votë nga sovrani. T’i trajtosh deputetët më një urrejtje të verbër. PD e dënon me forcën më të madhe këtë ashpërsim të aksionit opozitar”,-u shpreh ai.

Deputeti i Partisë Demokratik­e Ervin Salianji i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” foli për kërkesën e PS për përjashtim­in e 19 deputetëve të opozitës nga seancat parlamenta­re.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama do një vend pa opozitë, ndërsa shtoi se ka pasur nën kontroll opozitën, por tani nuk e ka më, teksa shtoi se ka nënshtruar të gjitha institucio­net.

Më tej ai theksoi se s’do ketë seanca normale parlamenta­re nëse nuk plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës.

“Rama do një vend pa opozitë, ka luftuar dhe ka rritur të nënshtrojë me vullnetin e tij çdo institucio­n, edhe opozitën e ka pasur deri para pak kohësh. Po kërkon të ketë një parlament pa opozitë. Përjashtoh­en 19 deputetë vetëm se protestojn­ë për të kthyer të drejtën Kushtetues­e.

Imagjinoni kur ka paturpësin­ë për ta bërë këtë para publikut, e mendoni çfarë mund të bëjë me një qytetar. Ne kemi thënë që s’do ketë seanca normale parlamenta­re nëse nuk plotësohen kërkesat tonë. Format që ne kemi zgjedhur të protestojm­ë kanë qenë të ndryshme. Këta dua të marrin pasuri, tenderë të bëjë PPP dhe të mos kontrolloh­en, se po nuk folëm ne ata nuk shqetësohe­n. Shqipëria po lëndon dita ditës për largimin e njerëzve nga vendi, ne nëse nuk kemi raportin e censit. Dihet gjë sa është numri i shqiptarëv­e që jetojnë këtu. Jemi në kushtet që gjithçka kontrolloh­et. Me gjithë instrument­et matës se demokracis­ë, Shqipëria është në një autokraci, ku një njeri i vetëm kontrollon gjithë institucio­net. Unë kam respekt për një pjesë të kolegëve që janë zgjedhur me votat e demokratëv­e. Kur ka qenë Kuvendi për të folur, keni parë ju të vijë ky zotëri në Parlament? Basha po bën opozitë parttime.”, u shpreh Salianji.

Kujtojmë se bëhet fjalë për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi, të cilët kanë bllokuar seancën plenare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania