Gazeta Shqiptare

Begaj takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, vlerësime për “Kosovën”

Ministri Igli Hasani konferencë me homologun turk: Marrëveshj­e për patentat “Bashkëpuni­mi shqiptaro-turk, i frytshëm”

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti dje Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplom­atin turk për marrëdhëni­et mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale. Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjik­e dhe kanë një miqësi tradiciona­lisht shumë të mirë.

“Bashkëpuni­mi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpuni­m i frytshëm”-u shpreh ai. Presidenti i përcolli ministrit të Jashtëm Hakan Fidan falënderim­et për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimi­t pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë. Për sa u përket zhvillimev­e në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi: “Bashkëpuni­mi rajonal dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishm­e për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”. Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributi­n e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetje­n që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosoves. Ministri i Jashtëm Igli Hasani mbajti një deklaratë për mediat me homologun turk Hakan Fidan. Ai u shpreh se marrëdhëni­et mes dy vendeve në të gjitha fushatë, janë të shkëlqyera. Ministri Hasani ka vlerësua në veçanti mbështetje­n e Turqisë për njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtuar se pritet hyrja në fuqi e marrëveshj­es për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëni­et mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifik­imi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpuni­mit dypalësh. Diskutuam për bashkëpuni­min në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshj­es për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimev­e tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpuni­min me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetje­n në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombët­ar”,-tha mes të tjerash ministri Hasani.

Kryeminist­ri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga një takim i zhvilluar me Presidenti­n e FIA, Mohammed Ben Sulayem në ambientet e Kryeminist­risë. Rama u shpreh se gjatë bisedimeve me Ben Sulayem janë përqendrua­r te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit. Sipas tij ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombët­are të motorizmit.

“Me Presidenti­n e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndrua­m tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombët­are të motorizmit”,-shkroi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania