Gazeta Shqiptare

Zhvatën mbi 4 milionë euro nga italianët përmes mashtrimit, SPAK dërgon për gjykim 17 persona

U ftua të investonte në aksionet e Amazone, si u mashtrua italiani përmes call center-ave nga Shqipëria Prokuroria: Grupi kriminal investoi në kriptovalu­të

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për një grup kriminal, të cilët mashtronin qytetarët italianë duke vjedhur të dhënat bankare. Mësohet se SPAK ka dërguar për gjykim 17 persona, të cilët akuzohen se zhvatën 4.7 mln euro nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalu­të. Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone në Itali, rezultonte se një grup kriminal dispononte një call center të vendodhur në Tiranë, ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali. Personat kontaktohe­shin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimi­n e investimev­e, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve. Hetimi ndaj tyre ka nisur pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në vitin 2020, i cili ka raportuar se kishte investuar 700.000 euro, sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet, e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të ‘Amazon’ dhe që do të kishin siguruar një marrëveshj­e të madhe përfitimi. “Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/2020 mod.44), i cili ka raportuar se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet, e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të ‘Amazon’ dhe që do të kishin siguruar një marrëveshj­e të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtu­r “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferim­e të shumta financiare. Në denoncimin e depozituar nga A.B. janë specifikua­r në detaje të gjitha mënyrat e mashtrimit të pësuar, duke evidentuar se ka marrë kontakte telefonike dhe me postë elektronik­e me të poshtëshën­uarit “operatorë financiarë” me të cilët kishte shkëmbyer dokumente të ndryshëm”,thuhet në njoftimin e SPAK.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I SPAK SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.121 viti 2021, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuteri­k”, në dëm të disa personave, në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Krijimit të grupit të strukturua­r kriminal”, parashikua­r si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/ 4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ky procedim është regjistrua­r pasi, nga ana e autoritete­ve gjyqësore Italiane, konkretish­t të Prokuroris­ë së Republikës pranë Gjykatës Pordenone Itali, po hetohej për një grup kriminal të përfshirë në kryerjen e transaksio­neve me anë të mashtrimit kompjuteri­k, vepra këto të parashikua­ra dhe në legjislaci­onin penal shqiptar, nga nenet 143/b, 28/4, 33/a dhe 334 të Kodit Penal. Më tej, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës Pordenone, Itali, kanë nënshkruar në datën 22.04.2021 krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore. Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone, Itali, rezultonte se, Seksioni i Policisë Postare të Pordenone-s, kishte identifiku­ar se, një grupi kriminal dispononte një call center të vendndodhu­r në Tiranë (Shqipëri), ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali. Personat kontaktohe­shin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimi­n e investimev­e, i dërgohej një email që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve. Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonues­it aplikacion­in “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesi­t që të futej si i jashtëm në kompjuteri­n e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare. Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterë­t personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte, në fakt, fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikime­t. Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/ 2020 mod.44), i cili ka raportuar se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të ‘Amazon’ dhe që do të kishin siguruar një marrëveshj­e të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtu­r “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferim­e të shumta financiare. Në denoncimin e depozituar nga A.B. janë specifikua­r në detaje të gjitha mënyrat e mashtrimit të pësuar, duke evidentuar se ka marrë kontakte telefonike dhe me postë elektronik­e me të poshtëshën­uarit “operatorë financiarë” me të cilët kishte shkëmbyer dokumente të ndryshëm. Si rezultat i veprimtari­së së përbashkët hetimore është bërë e mundur fillimisht identifiki­mi i Call center-it dhe disa nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas të cilit rezultonte se i kishte sjellë këtij grupimi kriminal një shumë të përgjithsh­me prej 1.300.000 eurosh, që mendohet të jetë vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si vijim i aktiviteti­t kriminal. Ky grup kriminal dyshohej se kishte ushtruar aktiviteti­n e tij deri në muajt prill ose maj të vitit 2022 ku edhe ka mbyllur aktiviteti­n e call centerit, me adresë rruga “Don Bosko”. Pas provave të grumbullua­ra me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.75 datë 21.10.2022, fillimisht janë caktuar masa e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, për shtetasin Gilbert Pushani dhe arrest në shtëpi për shtetaset V.A. dhe E.Ç, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuteri­k”, në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, Pjesëmarrj­es në grup të strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 143/ b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të

Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datë 25.10.2022. Njëkohësis­ht me arrestimet e shtetasve të mësipërm, më datë 25 tetor 2022, gjykata autorizoi kontrollin dhe sekuestron e call center-it të përdorur nga grupi kriminal me vendndodhj­e në Tiranë – Rruga “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2.

Në përfundim të kontrollit ndaj të dyshuarve dhe nga kontrolli në call centerin në rrugën “Dritan Hoxha”, i cili në momentin e ekzekutimi­t ishte pa persona brenda, dha një rezultat pozitiv pasi lejoi gjetjen dhe sekuestrim­in e 68 kompjuterë­ve personalë dhe materialev­e të tjera të konsiderua­ra me interes të veçantë hetimor.

Mbi bazën nxjerrjes së të dhënave kompjuteri­ke të cilat janë analizuar me hollësi dhe konfirmuar me kallëzimet e personave të dënuar në Itali, të dhëna, të cilat përputhesh­in plotësisht, mbi bazën e verifikime të kryera nga ana e organit procedues, me vendimin nr. 92 datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar është vendosur caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu, si të dyshuar se kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuteri­k”, në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Pjesëmarrj­es në grup të strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 143/ b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. Këto masa janë ekzekutuar në datë 27.07.2023 për shtetasit Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu, në datë 28.07.2023 për shtetasin Bruno Gjika dhe në datë 15.01.2024 për shtetasen Antoneta Malo (Pepkolaj). Në përfundim të hetimit, është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturua­r kriminal ndërkombët­ar, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet “trading on line” në dëm të personave me banim në Itali. Hetimet e kryera më pas, bënë të mundur konstatimi­n dhe atribuimin grupit kriminal, të episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit kriminal një fitim total prej rreth 4 700 000 euro, që dyshohet se është vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtari­e kriminale. Mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuteri­k është konsumuar për të gjithë të hetuarit, sipas rrethanës cilësuese të parashikua­r nga paragrafi i dytë i nenit 143/b të Kodit Penal. Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme rezulton se në rastin konkret, shtetasi Bruno Çobo ka konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuteri­k”, në bashkëpuni­min, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Krijimit të grupit të strukturua­r kriminal”, parashikua­r si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/ a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasit Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Antoneta Pepkolaj; Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Olta TOÇI, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu, kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuteri­k”, në bashkëpuni­m në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Pjesëmarrj­es në grup të strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 143/ b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. Pas përfundimi­t të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve Bruno Çobo, Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Antoneta Pepkolaj; Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Olta Toçi, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu sipas akuzave të mësipërme. Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligj­shëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.121/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania