Gazeta Shqiptare

Ministri Balla nga Shkodra: T’u jepet fund bajraqeve e feudeve ku nuk hyjnë dot policët

“Në këtë qytet janë 247 persona në kërkim. Të zbardhen ngjarjet e vjetra pas 1992

-

Ministri i Brendshëm, Taul ant Balla ishte dje në Shkodër për analizën e punës së policisë gjatë vitit të kaluar. Balla ka qenë kritik gjatë analizës në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës sa i takon performanc­ës së punës së tyre duke vënë theksin tek mos zbulimi në kohë i krimeve të rënda të ndodhura në vite. Ndërkohë, ai deklaroi nga Shkodra se koha e të fortëve në qytetin verior ka përfunduar. Ministri tha ndër të tjera se nuk mund të ketë as lagje, as zona ku policia nuk mund të ndërhyjë apo ushtrojë dot sundimin e ligjit dhe forcën e vet. “Unë e di fare mirë kush është detyra ime dhe e Policisë së Shtetit, të garantojmë një Shkodër të qetë me siguri publike të garantuar. Të parandaloj­më sa më shumë aktivitete kriminale, por dhe krime të rënda kundër personit. Kjo vjen edhe për pasojë të faktit të mos zbulimit në kohë të krimeve të rënda të ndodhura në vite. Kemi 247 persona në kërkim në Shkodër. Sot jemi fokusuar te kjo listë për të shkuar një për një tek secili prej tyre, një pjesë vazhdojnë të jenë e të fshihen këtu në Shkodër. Detyra e Policisë së Shtetit edhe në koordinim me agjencitë e tjera ligjzbatue­se, me Prokurorin­ë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, me SHISH është t’i gjejë dhe t’i vendosi ata para drejtësisë. Koha kur në Shkodër të fortit kishin bajraqet e tyre, feudet e tyre, ku nuk mund të hynte dot policia ka mbaruar. Kam qenë shumë i qartë në porosinë ndaj DVP për t’i dhënë fund kësaj historie, pra këtu nuk mund të ketë as lagje, as zona ku policia nuk mund të ndërhyjë apo ushtrojë dot sundimin e ligjit dhe forcën e vet. Kjo është një detyrë primare dhe dua të garantoj çdo qytetar të Shkodrës, sipërmarrë­sit e Shkodrës, të cilët kanë vuajtur problemati­ka të “haraçeve”, të historive

që ju i dini më mirë se unë. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më, prandaj një prej objektivav­e të mia dhe Policisë së Shtetit është dhënia fund historisë së “të fortëve”, të “bajraqeve”, të “feudeve”. Ndërkohë po vazhdojmë të konsolidoj­më forcën tonë parandalue­se të çdo lloj forme kriminalit­eti. Lojërat e paligjshme të fatit mbeten një sfidë tjetër ndaj së cilës po operojmë. Kemi pasur rezultate të cilat kanë qenë pjesë e vlerësimit në këtë analizë”, tha ministri. Një prej sfidat mbetet ato që i quajti ‘probleme të mbartura’ kontrolli i territorit për të parandalua­r kultivimin e bimëve narkotike’ dhe lufta kundër informalit­etit. “Nga 300 mijë bimë narkotike të kultivuara, 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. Viti 2024 do të jetë konsolidim­i i këtyre rezultatev­e për të garantuar Alpe të pastra, të cilat të jenë destinacio­n

turistik, por të mos jenë më destinacio­n i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike” tha Balla. Në 2024 prioriteti do të jetë identifiki­mi i grupeve kriminale dhe zbardhja e vrasjeve të vjetra nga viti 1992 e këtej “Në 2023 kemi patur 6 ngjarje të rënda kriminale, krime kundër personit. Janë zbuluar 5, kemi një ngjarje kriminale të pazbuluar, por për mua kjo nuk mjafton, sepse do t’i referohem të gjitha ngjarjeve kriminale nga vitit 1992 e këtej. Bashkë me Drejtorin e Përgjithsh­ëm kemi një qasje për t’i shkuar në fund çdo ngjarje kriminale. Po komunikojm­ë me prokurorit­ë, SPAK apo të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, për të parë statusin e dosjeve përkatëse, sepse biem të gjithë dakord që një ngjarje e vjetër kriminale e pazbuluar është burim i një ngjarje të re kriminale”, deklaroi ministri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania