Gazeta Shqiptare

Apeli I GJKKO nuk i jep leje për t’u betuar si kryebashki­ak i Himarës, Beleri: U zbatua urdhri i Ramës

-

TIRANË – Apeli i GJK KO-së ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, duke mos i dhënë leje për t’u betuar si kryebashki­ak i Himarës. Në një prononcim për mediet pas seancës, mbrojtja e Belerit tha se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzako­nshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshti­m edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati. Ndërkohë, Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të mos e lejuar për t’u betuar. “Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdherin e Kryeminist­rit”,-ka deklaruar ai. Kryebashki­aku i zgjedhur i Himarës shprehet se “Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë”, duke shtuar se pa betimin e tij mandati nuk bëhet efektiv, teksa theksoi se ky është dhunim i të drejtës kushtetues­e. “Me forcë pushteti, në kundërshti­m me Kushtetutë­n, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeminist­rit, po shkelet çdo parim, normë kushtetues­e dhe Europiane për mos të lëshuar Bashkinë e Himarës”, pohon Fredi Beleri. Ai deklaron se vëmendja tashmë është tek Kushetuesj­a, ku ka depozituar disa kërkesa, por thekson se ankimimi i tij për masën sigurimit ende s’ka një datë. “Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje. Presim që Gjykata Kushtetues­e të paktën të mbrojë Demokracin­ë, të mbrojë Kushtetutë­n! Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa”, përfundon Beleri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania