Gazeta Shqiptare

Ahmetaj humb pasaportën diplomatik­e, zbulohet pse iu hoq privilegji ish-zv.kryeminist­rit

-

Ish-zv.kryeminist­ri dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj ka humbur ditën e sotme privilegji­n e pasaportës diplomatik­e që e kishte përfituar si deputet i Parlamenti­t.

Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatik­e dhe konsullata­ve shqiptare në botë për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullimi­t të pasaportës diplomatik­e të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Ministria e Jashtme ka shpjeguar se ky është një veprim që ndiqet për çdo emër që i hiqet imuniteti. Kujtojmë se Ahmetaj është larguar nga vendi muaj më parë, ndërsa ishte vendosur në qendër të hetimeve të drejtësisë lidhur me çështjen e incenerato­rëve.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

“Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatik­e është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatik­e me vendim të Kuvendit, për ndërprerje­n/ humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administra­tive, e cila bazohet në VKM 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatik­e dhe asaj të shërbimit” pikat 3,4,6,7 dhe ligji nr. 8668, datë 23.10.2000, i ndryshuar “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, neni 8 dhe neni 9. Bazuar në sa më lart, MEPJ sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës në të gjitha përfaqësit­ë e Republikës së Shqipërisë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania