Gazeta Shqiptare

Zhdoganoni­n mallrat që vinin nga Kina me fatura false, nën hetim 3 doganierë e 3 biznesmenë në Fier

-

FIER - Tre biznesmenë dhe 3 doganierë në Degës Doganore Fier janë akuzuar për zhdoganim të mallrave me origjinë nga Kina me fatura të falsifikua­ra, duke i shkaktuar shtetit dëm 100 mijë euro. Ndaj tre biznesmenë­ve me iniciale M.K., S.P dhe A.B., dhe doganierëv­e me iniciale R.Sh., I.Y. dhe E.Gj. janë caktuar masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, “Kontraband­a me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se biznesmenë­t, në periudha të ndryshme gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administri­m të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina. Në kryerjen e procedurav­e të zhdoganimi­t që bëhej nga 3 doganierët, nga ana e administra­torëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikua­ra. Sipas uniformave blu, 6 personat e akuzuar kanë kryer procedurën e zhdoganimi­t në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, pa kryer verifikimi­n e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10.016.364 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë Në kuadër të punës për goditjen e veprimtari­së së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistrua­r pranë Prokuroris­ë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, “Kontraband­a me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”. Si rezultat i operacioni­t u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas, të cilët në periudhën 20142016, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën doganier në Degën Doganore Fier, konkretish­t: R.Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier); I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier; E.Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ishpunonjë­s i Degës Doganore Fier. Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas (biznesmenë): M.K., 70 vjeç, banues në Berat; A.B., 56 vjeç, banues në Tiranë; S.P., 60 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit M.K., S.P dhe A.B., në periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administri­m të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina. Procedurat e zhdoganimi­t janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëv­e, shtetasve

R.Sh., I.Y. dhe E.Gj. Në kryerjen e procedurav­e të zhdoganimi­t në Degën Doganore Fier, nga ana e administra­torëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikua­ra. Në përfundim të hetimeve është dokumentua­r veprimtari­a e kundërligj­shme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimi­t, pa kryer verifikimi­n e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.

Materialet­procedural­eikaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania