Gazeta Shqiptare

Vrasje dhe shpërthime me eksploziv/ Ndalohet në Greqi i shumëkërku­ari Ralf Feruku, miku i Alket Rizait

-

GREQI - Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërku­ar për vrasje. Ralf Feruku, 48vjeç nga Melani i Dibrës është ndaluar në Aeroportin e Athinës. Mediat greke raportojnë se kontrolli në sistem zbuloi se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”.

Konkretish­t ai akuzohet për ngjarjen e 29 dhjetorit 2014 në rrugën kombëtare “Attiki”, në afërsi të aeroportit të Athinës, ku në ecje e sipër ka shpërthyer me eksploziv automjeti tip “SMART” me targa IMT-2460 duke lënë të vdekur drejtuesin e mjetit shtetasin Aleks Rapo 35-vjeç dhe duke plagosur rëndë pasagjeren Maria Lamja atëherë 26 vjeç, me origjinë nga Tirana. Në banesën e 35-vjecarit të vrarë në “Ag. Dimitrios” policia gjeti pistoleta, një revole, 103 fishekë dhe një granatë. Ai kishte precedentë të mëparshëm për trafik droge, armësh dhe njerëzish, ndërsa u arrestua në vitin 2004 në Selanik dhe u dënua me tetë vjet burg. Ai u lirua katër vjet më vonë nga burgu i Larisës.

Ndërkohë, siç shkruhet më vonë në disa media për të, ishte i përfshirë në grabitjen me shpërthim të ATM-ve me metodën “plofkraak” dhe mbante marrëdhëni­e me një bodyguard të vjetër në Iliupoli. Ky i fundit ishte akuzuar për çështje droge dhe trafik dhe shfrytëzim femrash. Ai kishte marrëdhëni­e dhe me njerëz te grupit të Arbër Bakos, i cili u vra në burg disa vite më parë nga pjesëtarë të të njëjtit grup.

Feruku u shpall në kërkim për vrasjen e Rapos vetëm në vitin 2022. Prokuroria greke e identifiko­i si autor të vrasjes Ferukun, pasi ky i fundit një natë para ngjarjes kishte përdorur mjetin tip “Smart” të Aleks Rapos por edhe në baze të disa indicieve të tjera. Feruku në të kaluarën është akuzuar për dy vrasje në Pire dhe në një burg në Kretë, si dhe ka marrë pjesë gjithashtu në një përleshje me bashkatdhe­tarët e tij jashtë një klubi ku është vrarë një biznesmen në vitin 2019. Përveç kësaj, ai është akuzuar për vrasjen e një bashkatdhe­tari të tij në vitin 2017 në Glyfada, por ai u shpall i pafajshëm. Në Greqi Ralf Feruku njihet edhe si “Taqi shqiptari” apo “Noti”. Ralf Feruku u arrestua nga policia më 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpuni­m në vrasjen e Roland Shembitras­it dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Pas arrestimit, Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021 kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

REAGIMI I RALF FERUKUT

Ralf Feruku, 48-vjeçari shqiptar, i cili u raportua se është arrestuar pranë aeroportit të Athinës në Greqi, ka reaguar për mediat shqiptare pasi ato greke raportuan se ai ishte vënë në pranga. Në një prononcim për Balkanweb, Feruku është shprehur se nuk është ndaluar dhe as arrestuar, por është kthyer vetë, pasi ka pasur një thirrje nga Prokuroria greke, lidhur me hetimet për vrasjen e Aleks Rapos në vitin 2014. Feruku, është shprehur se është kthyer në Greqi pasi është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.

“Erdha vetë në Greqi, pasi kisha një fletëthirr­je nga Prokuroria, ku më pyetën si dëshmitar dhe më thanë nëse e njoh Aleks Rrapon. Unë Aleks Rrapon e kam pasur kushëririn e gruas. Unë jam i lirë dhe nuk jam i përfshirë në ngjarje kriminale. Nuk kam ardhur më parë sepse kam pasur expuls. Pasi jam marrë në pyetje si dëshmitarë, jam larguar dhe jam i lirë”,-tha Feruku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania