Gazeta Shqiptare

Bleu vota për kandidatin e Berishës në Kavajë/ GJKKO dënon me 1.6 vite burg Klodian Kapedanin për korrupsion në zgjedhje

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapidanin për akuzën e korrupsion­it në zgjedhje. Për shkak se procesi ndaj Kapidanit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimit me të tretën. Klodian Kapidani u gjet fajtor nga gjykata pas hetimeve të prokuroris­ë ku rezultoi se i premtonte qytetarëve të Kavajës shuma monetare dhe vende të ndryshme pune për të votuar në favor të kandidatit të koalicioni­t “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet lokale për bashkinë e Kavajës. Kapedani u arrestua pak ditë pas zgjedhjeve të majit, pasi rezulton se në iu premtonte qytetarëve të ndryshëm punësim dhe para me qëllim që të merrnin pjesë në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Kavajës dhe të votonin në favor të kandidatit Fisnik Qosja. Sipas hetimeve Kapidani nuk bisedonte në telefon për shumat monetare dhe premtimet për punësim, por organizont­e takime në ambiente të ndryshme. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Kavajës, ndërsa është hetuar dhe gjykuar në masën e arrestit shtëpiak. Përgjimet e SPAK zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Korrupsion­i zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave. 39-vjeçari u zbulua nga përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacion­eve të komunikime­ve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania