Gazeta Shqiptare

Këshilltar­ët e PD-PL nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj: Urdhër nga kryetari

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e djeshëm të këshilltar­ëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët nuk votuan dhënien e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë dhe bonusin e qirasë për të pastrehët. Nga shkolla e re “Asim Vokshi”, kryebashki­aku u shpreh se këshillat duhet të jenë edhe hapësira ku zhvillohen beteja civile dhe shkollat kanë një rëndësi të veçantë për të përgatitur qytetarë me arsyetim europian. “Beteja që kishim dje në këshillin bashkiak, pasi bashkia u përpoq gjithë javën për të sistemuar disa familje me ndihmë ekonomike dhe me bonus qiraje, për të kaluar buxhetin për Kolegjin e Europës, vijnë disa kolegë që përfaqësoj­në forca të tjera politike dhe thanë: ‘Unë nuk të lë të flasësh!’. Por, si do funksionoj­ë demokracia nëse nuk shpjegoj çfarë do të votojmë? Kur e pyeta privatisht pse sillesh kështu, pse nuk lejon që të bëjmë një ‘betejë’ civile, ose të paktën të kalojmë në një votim, më tha ‘sepse kryetari i partisë më tha bëj kështu!’. Pyetja këtu nuk është a është ai i arsimuar dhe a ka mbaruar shkollën. Pra, këtu nuk është pyetja të mësojmë, duke qenë papagaj që thjesht memorizojn­ë. Këtu pyetja është: a kemi ne aftësi analitike? A kemi logjikë? A kemi arsyetim europian? ajo që unë shpresoj shumë që, më shumë se sa zysha t’i thotë dikujt ngrihu dhe trego se çfarë ke mësuar, është të tregojmë që ne kemi aftësi të logjikojmë. Fakti që ende në 2024 ne kemi debate të kësaj natyre në Parlamenti­n e qytetit, do të thotë se ka shumë diploma, por jo detyrimish­t shumë arsim. Dëshira ime është që në këtë shkollë të kemi aq shumë arsim, aq sa kemi diploma, se kjo është mënyra më dinjitoze për ta përballur”,-tha Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania