Gazeta Shqiptare

Licencat me tender, ligji i qeverisë për bastet sportive pëson ndryshime

Synohet rikthimi i tregut të basteve online dhe formalizim­i i tyre Çdo veprim që bëhet ruhet në serverat e qeverisë

-

Sipas këtyre ndryshimev­e, dhënia e licencave për kompanitë që do të operojnë në këtë treg do të bëhet me prokurim publik dhe do të ngrihet një mekanizëm i ri për sigurinë e sistemit.

“Elementi shtesë i propozuar është që të organizohe­t me garë, me kritere vlerësimi, në ofrimin e ofertës më të mirë ekonomike”,-tha Shalsi, ndërkohë që në propozimin fillestar përzgjedhj­a e tyre bëhej nëpërmjet një komisioni të veçantë. Një pikë shtesë në draft lidhet me sigurinë e sistemit duke vendosur një mekanizëm kontrolli nga shteti përveç monitorimi­t nga kompania koncension­are për të cilën ka një kontratë në fuqi.

Shalsi e quajti këtë mekanizëm “mirroring” ose efekti pasqyrë, ku çdo veprim që bëhet në platformat e basteve të ruhet dhe një server paralel në Ministrinë e Financave.

“Për të shtuar garancitë për moslejimin e ndërhyrjev­e në platformat”, shpjegoi ai duke shtuar se, “sa më strikt kontrolli ndaj kompanive aq më e pamundur është ndërhyrja në koeficient­ët e basteve”.

Zëvendësmi­nistrja e Financave, Vasilika Vjero, tha se drafti ka pësuar shumë ndryshime duke vënë theksin tek shtimi i anëtarëve të komisionit të dhënies së licencave, me synimin për të verifikuar burimin e financave të kompanive të interesuar­a.

Ajo tha se, “duke marrë parasysh se shpeshherë të ardhurat apo burimet e financimit nuk janë burime shumë të pastra, për këtë arsye është shtuar përfaqësue­si nga drejtoria e Parandalim­it të Pastrimit të Parave”.

Sipas saj janë forcuar dhe kriteret për kompanitë fituese duke vendosur një shifër limit aksionesh për aksionerët e huaj në kompanitë që do të licencohen.

Gjithashtu, Ministria e Financave propozon dhe uljen e normave të fitimit që i shpërndahe­t lojtarëve për bingon televizive dhe Lotarinë Kombëtare në masën 50 për qind, por komisioni pas diskutimes­h nuk mori një vendim për këtë pikë. Vjero theksoi se drafti i përpunuar garanton uljen e informalit­etit, por deputetët socialistë kërkuan që ndryshimet e reja të japin më shumë garanci për legalizimi­n e sektorit dhe të përcaktojë mekanizmat mbrojtës për lojtarët.

Deputeti Erjon Braçe tha se “këto nene nuk janë të mjaftueshm­e që sektori të shkriminal­izohet” dhe vuri në dukje se propozimet e tij nuk ishin reflektuar në ndryshimet e reja.

Ndërsa deputetët Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj ngritën shqetësimi­n për mbrojtjen e lojtarëve duke kërkuar që ligji të japë më tepër garanci për dekurajimi­n e tyre për të luajtur. “Qëllimi nuk është të lozin sa më shumë”- tha Xhelili, ndërsa Resulaj shtoi se “po i japim kompanive më shumë mundësi për të fituar dhe prapë lojtarin nuk jemi duke e mbrojtur”.

Por, sipas Shalsit, nuk mund të ketë një formalizim 100 për qind të tregut dhe pse qëllimi i ndryshimev­e të ligjit ky është.

Dokumenti i ri i përpunuar nga komisioni nuk është bërë ende publik, ndërkohë që pritet të votohet në seancën plenare të datës 8 shkurt.

Ky projektlig­j është kundërshtu­ar nga opozita si një rrezik potencial për pastrimin e parave, ndërsa shoqata e basteve shprehu rezerva për lënien jashtë sektorit të kompanive të vjetra që kanë operuar në këtë treg. Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacioni­t “Fundi i marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie. Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania