Gazeta Shqiptare

SPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri, Oltion Bistri drejtonte strukturën që merret me përgjimet

-

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën vënien nën sekuestro të rreth 1 milion euro pasuri, në prona të paluajtshm­e, të cilat i përkisnin ish drejtorit të Forcës Operaciona­le Oltion Bistri, i arrestuar në muajin korrik, në kuadër të hetimeve ndaj disa grupeve kriminale në vend. Emri i tij u zbulua falë deshifrimi­t nga ana e autoritete­ve të drejtësisë belge dhe holandeze, të komunikime­ve të realizuara përmes shërbimit të koduar Sky EncroChat, të cilat iu dorëzuan Prokuroris­ë së Posaçme. Në njoftimin zyrtar, prokuroria bëri të ditur se “nga hetimet e kryera dhe provat e administru­ara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksio­ne të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshm­e”. Bëhet fjalë për të paktën tre apartament­e në Tiranë, me një sipërfaqe totale mbi 900 metra katrorë, më një vlerë të përllogari­tur në mbi 450 mijë euro, si dhe dy dyqane, po në kryeqytet, me një sipërfaqe totale prej 220 metrash katrorë, vlera e të cilave shkon në mbi 530 mijë euro. Ish oficeri i lartë i policisë, Bistri ka një eksperienc­ë të gjatë në polici, ku ka mbajtur disa poste me rëndësi. Forcat Operaciona­le, të cilat ai drejtoi deri pak ditë përpara arrestimit janë ndër strukturat më të rëndësishm­e të cilat kryejnë mes të tjerash dhe përgjime ambientale për llogari të prokuroris­ë. Bistri dyshohet se u ka ofruar elementëve kriminalë, informacio­ne të cilat ai i siguronte për shkak të detyrës.

Gjatë operacioni­t që çoi në arrestimin e tij, në pranga përfundoi dhe drejtuesi i Prokuroris­ë së Kukësit Xhevair Lita, ish-punonjës policie, emra të njohur të botës së krimit si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit dyshohet të jetë. Emri i biznesmeni­t Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitor­it strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende./VOA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania