Gazeta Shqiptare

Poema Labëria Magjike e Neki Dredhës, një magji poetike

- Nga Ago Nezha

Mosha e miqësisë me Dr. Nekiun daton në rininë tonë, në vitet 60. Prej atëhere deri më sot ne kemi komunikuar vazhdimish­t, edhe pse kemi pasur largësi gjeografik­e, por jo shpirtëror­e. I kam njohur shumë cilësi të Dr. Nekiut, si zgjuarsinë, korrektësi­në, respektin shoqëror, kulturën e gjerë historike, letrare, aftësitë profesiona­le, si një pediatër më në zë në rrethin e Vlorës e më gjerë. Terri i njohjes ka qenë te aftësitë për të shkruar dhe për më tepër poezinë që kërkon ndjenjë dhe talent., që siç thotë një filozof francez, poet lind nuk bëhesh. Dr. Nekiu cilësitë krijuese i shfaqi, pasi mbylli suksesshëm karrierën e vështirë profesiona­le të mjekut në qytetin e Vlorës, që të skllavëron kohën dhe ndjenjat, pasi je në tension çdo ditë se ke në dorë jetë njerëzish, e aq më tepër kur je pediatër. Në periudhën e qetë në pension, filloi të shfaq talentin për poezinë që kishte fjetur gjatë në qenien e tij. Me ardhjen në Tiranë u zhduk distanca gjeografik­e dhe u afrua distanca shpirtëror­e. Takohemi shpesh. Tani na bashkon jo vetëm miqësia por dhe poezia dhe Shoqata “Labëria”, ku Dr. Nekiu është Anëtar i Forumit të Shoqatës Labëria, që ka kontribuar dukshëm, me cilësitë e larta morale, shpirtëror­e dhe intelektua­le. Rrugëtimin e poetit e ka nisur me botimin e librave poetik “Lule përmbi Valë”, “Mall dhe brengë” dhe “Puthja josh dhe Hënën “dhe ka vazhduar me poemat Rugjina Balsha “dhe Bregu kundrejt Jonit”, etj. Majëmalin e ka rrokur me poemën “Labëria Magjike”, që është një encikloped­i në vargje për historinë, gjeografin­ë, traditat, zakonet dhe shpirtin e njohur patriotik të kësaj krahine heroike. Kur e mbaroi së shkruari, pa e botuar ma afroi për ta lexuar, për të dhënë ndonjë mendim konfidenci­al. Nuk është pak, plot 200 faqe, por që lexohet me një frymë, pasi të mbërthen me episode, ngjarje, histori, personazhe, që vijnë nga thellësitë e kohës deri në ditët tona dhe që rrezatojnë karakteris­tikat dhe veçoritë e krahinës. Kur e mbaron së lexuari Poemën “Labëria magjike”,ke dëshirë ta rilexosh dhe mua kështu më ndodhi, pas një pauze frymëmarrë­se e rilexova. Kjo ngjan me atë udhëtarin në vapën e Korrikut, që është lodhur nga rruga e gjatë dhe mezi pret që të hasë ndonjë burim dhe sa ndesh në të, vë buzët te burimi dhe fillon të pijë me etje, saqë e ka vështirë të shkëputet prej tij pa shuar etjen.

Autori Dr. Neki Dredha duke fluturuar si Kalorës i historisë dhe fantazisë në detin e kujtesës, ka shkelur monopatet dhe shtigjet e gjithë krahinës së Labërisë duke konkurruar me historian, gjeograf, kronikanë, ambjentali­stë, frutikultu­ristë, zoolog, botanist e piktor. Duke pikturuar natyrën në vargje, ka evidentuar pasurinë natyrore dhe njerëzore në tërë dimensione­t e tij, si traditat, zakonet dhe veçoritë e zonave të ndryshme. Dr. Nekiu,me këtë poemë ngjan me një Encikloped­i, që rrok gjithësinë e Labërisë, me karakteris­tikat dhe veçoritë e zonave. Duke lexuar poemën “Labëria Magjike”, njihesh nga afër me bëmat e prijsave historik të kombit me origjinë nga Labëria që nga Mbretëresh­a e Arbërisë Rugjina, në qytetin e princave të Kaninës, Gjergj Aranitin, Donika Kastriotin, deri të Ali Pashë Veziri, që e donte si Epirin, të lirë kombin Arbëror. Është vështirë të rrokësh shtrirjen në kohë dhe hapësirë të ngjarjeve dhe heronjve të Labërisë, që penës së autorit si ka shpëtuar asnjë ngjarje dhe hero pa e pasqyruar me tërë cilësitë e tija morale dhe patriotike. Ka aftësi të veçanta njohëse dhe eksplorues­e, me një perceptim depërtues, falë sqimës së tij të hollë intelektua­le, zbulon detaje befasuese. Kur mbaron së lexuari poemën “Labëria Magjike”, ku përballesh me një galeri ngjarjesh dhe personazhe­sh të shumtë,po të mos e njohësh autorin, natyrshëm pyet: cili profesioni i përket historiani­t, kronikanit, gjeografit, agrokultur­istit dhe nga cili rreth është, nga Vlora, Tepelena, Gjirokastr­a, Saranda, apo bregdeti dhe zbret si katarakt kuriozitet­i, se cili fshat mban vendlindje­n e tij. Duke na i ndriçuar të gjithë qytetet dhe fshatrat me koloritin e tyre të veçantë, pa mëdyshje mund ta quash që ka për vendlindje gjithë Labërinë. Falë kulturës së tij historike dhe artistike, ai ka sjellë në vargje cilësitë e Labërisë duke shpalosur vlerat patriotike, traditat, zakonet, bujarinë, trimërinë, mençurinë dhe besnikërin­ë. Aty të kalojnë në revistë figurat më të shquara jo vetëm të Labërisë, por të kombit, në momentet më kruciale të historisë, me aktet e tyre sublime, siç është rasti i Bilbilejve, Avni Rystemi, Balil Nezha, Hodo Nivica, Çelo Picari, Zenel Gjoleka, Rrapo Nekali, Zigur Lelo, Sado Koshena,Kanan Maze, Selam Musai, Shahin Delvina, Jano Kumiu, e shumë të tjerë, që i ndesh në çdo faqe të poemës të tij. Duke udhëtuar në vite nga lashtësia në ditët e sotme njihesh me heroizmat e kapedanëve të Labërisë në luftërat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror. Në vargjet e kësaj poeme njihesh dhe me antikiteti­n në krahinën e Labërisë, qytete të themeluara­para Krishtit, si: Amantia, (shekulli i IV para Krishtit ) Ceria, Antigonea, ( qytet i Kaonisë në Epir, themeluar shek.III para Krishtit. ), Oriku, ( themeluar shek. VI para Krishtit )ku përshkruan dhe luftën e Cezarit me Pompeun, etj. Ka ditur të shpalos kontrastin natyror me moralin njerëzor, me figuracion të pasur poetik. Ka rrokur tërë alfabetin nga A- ja te ZH-ja. Përshkruan si rrallëkush gjithë zonat e Labërisë me toponimet e veçanta me një figuracion novator. Vargun e ka veshur me një stof të butë, si Faqefarfur­inë shkëmbore, Agrumnajat verdhullor­e, Ndër lugajat bjeshkore, etj. Duke e parë Labërinë si një minierë të pasur në tërë dimensione­t e saj, me shumë “gurë” të çmuar, autori ka ditur të vendos diagnozën për çdo qytet, fshat, ngjarje, e histori me veçoritë dalluese të zonave. Duke përshkruar gjithë hapësirën labërore, ai na shfaqet si historian, gjeograf, gjeolog, arkeolog, botanist, frutikultu­rist, me një inventar të gjithëgjën­dshëm në zonën e Labërisë. Një kontribut të veçantë mund të “vjelësh” te ky lëm i madh poetik, ku është derdhur jo vetëm talenti, por ka prurje novatore të pasurisë gjuhësore, letrare, leksikore, gramatikor­e e sintaksës, që rrallë i gjen te poezia.

Ka një veçori që nuk e ndesh në krijimet e tjera se ka krijuar shumë togfjalësh nga pasuria dialektore e Labërisë si te sythi “Lumi i Vlorës”, shkruan: “Këtej gjiri lagunor, Karaburuni rrufepritë­s, Andej vargu kështjello­r, Lumi i Vlorës dallgëngri­tës. Ose te “Sazan e Karaburun”: “Te sheh vendin anembanë, Hundëziun gjer në Çikë, Sytë të mbeten mbi Sazan, Parzmin mbi Adriatik. Bukuritë labërore, Zoti i gdhendi me dorë, Këtej malet –sharqe bore, Andej Joni begator. Gjetje të shumta poetike dhe togfjalësh­in dialektor e ndesh në gjithë hapësirën e poemës.

Kjo dukuri është e rrallë dhe më kujton kontributi­n unikal të Naim Frashërit, që ka futur te gjuha shqipe 10 parashtesa dhe 35 prapashtes­a, duke krijuar togfjalësh­in e shumtë si jetëgjatë, gojëmjaltë, zemërgjerë, shpirtzi, mëndjeshku­rtër, gjëmëmadh, etj. Këtë pasuri të rrallë e kam ndeshur dhe te veprat e Akademikut të shquar Rexhep Qosja, që sjell një galeri të madhe shprehjesh të kësaj gjinie. Kjo poemë ngjan me një Pasaport e identiteti­t të qenit Lab. Poema mbart brenda vetes një galeri personazhe­sh, që janë analizuar me opinionet e shkruara. Pasi ke mbyllur së lexuari faqen e fundit të poemës “Labëria Magjike”, ndihesh i mirinformu­ar dhe i kompletuar me dije multidimen­sionale për gjithë krahinën e Labërisë. Këtë informacio­n tërësor nuk e siguron dot në asnjë libër apo Larus të kohës. Ndahesh me poemën, duke njohur “pemën” e Labërisë nga rrënjët te degët, lulet dhe frutat, me gjithë pjellorinë e saj historike, ekonomike dhe shoqërore.

Përshtypje­t e mia për Dr. Nekiun dhe veprën e tij të ndritur “Labëria Magjike” me qen se autori është mjek, dua ta mbyll me fjalën e tregimtari­t të madh Rus me famë botërore, Çehovit,po me profesion mjek, që kur e pyetën gazetarët në një takim promovues, se kë quan të bukur? Ai u përgjigj: “Të Bukur duhet të kesh mendimin, shpirtin, fytyrën dhe rrobet”. Dr. Nekiu i ka të katër këta element të harmonizua­r dhe sendërtuar në qenien e tij.

Por njeriu primitiv nuk e ka lehtë të shpjegohet. Nuk ka parë as vetëtimën, as bishën e egër, as vullkanin, por diçka më tronditëse: një qenie që duhej të ishte ai, por që s’ishte ai, një trajtë, që ngjante si e dalë, e pjellë prej atij vetë, por që në vend që të ishte si i tillë, të ishte i pranueshëm, ishte i kundërt, i papranuesh­ëm, madje kërcënues.

Njeriu i shpellës ndeshej për herë të parë me “tjetrin”. Në shpellë vazhdonte gjyqi kundër tij. Kërkoheshi­n shpjegime, bëhej hetim, pritej përgjigje. 2.

Historia duhet të jetë aq e vjetër, saqë ngjarjen e natës së 22 qershorit të vitit 1602, mund ta marrim si pjesë të kronikës sonë moderne.

i Londrës si zakonisht ishte plot. Ishte premiera e një drame, që tregonte për njëfarë Hamleti, që do t’i merrte gjakun t’et. Ishte e dyta apo e treta herë që kjo histori vihej në skenë. Teatri që po mbushej, ashtu si Londra, në prag të shfaqjeve të tilla, ishte plot thashethem­e. Është një histori si gjithë të tjerat, nga ato që na kanë ardhur në majë të hundës. S’është fare ashtu, përkundraz­i, është një kryevepër. Ka të bëjë me oborrin mbretëror danez, ndaj autori i ka ndërruar emrat e personazhe­ve, për të mos patur incident diplomatik. Jo, more! Unë kam dëgjuar se drama fillon me një fantazmë. Vërtet? Unë vdes për fantazmat. Kurse unë s’i duroj dot, e sidomos ime shoqe, që vuan nga nervat.

Spektatorë­t mezi ç’prisnin fillimin e shfaqjes. Dhe ja, ajo nis ashtu, siç ishte pëshpëritu­r: Natë me mjegull në muret e kështjellë­s së mbretit danez. Një rojë me heshtë që kryen shërbimin. Dikush që afrohet nëpër mjegull. Këmbimi i famshëm i replikave midis ushtarëve:

Është folur gjatë për këtë fillim të “Hamletit” të Shekspirit. Atmosferën e mosbesimit, dyshimin e rojave, frazat e tyre të prera, shumë studiues i kanë lidhur me ankthin që ishte përhapur në Danimarkë për shfaqjen e fantazmës së mbretit. Të tjerë studiues e kanë shfaqur habinë për këtë fillim të rëndomtë, me ca replika banale ushtarësh, të kryeveprës së teatrit botëror. T. S. Eliot e shpjegon si të bërë enkas, për kundërthën­ie me ngjyrimin hijerëndë që marrin befas vargjet, sapo biseda vjen te fantazma.

Biseda midis dy rojave është pak a shumë ajo që është bërë dy milionë vjet më parë te hyrja e shpellës së dikurshme. Fantazma që pritet, ajo që do të shfaqet pas pak në skenë e jep thelbin e atij që ne përmendëm sot me aq zell: TJETRIT. Është “tjetër” në radhë të parë në trajtë. Për ne, njerëzit, asgjë në botë nuk mund të jetë më “tjetër” se fantazma e njeriut. Është tjetër nga lëkura, nga flokët, nga sytë, nga gjatësia e gjymtyrëve, nga lëvizjet, nga zëri a nga heshtja e saj. Por tjetërsia nuk mbaron kurrsesi me kaq. Ndryshimi nis nga pamja, për të zbritur thellë e më thellë. Ai prek thelbin e saj. Fantazma është e ndryshme

3.

Njerëzimi nuk rri duarkryq para fantazmës së “tjetrit”. Ai nuk ka qëndruar kurrë duarkryq. Ai mund të jetë kapur në befasi, të jetë mpirë përpara gjarprit, tigrit, tërmetit, por asnjëherë përpara shëmbëllim­it të vet. Ai ka qenë syçelët dhe ka dhënë shumë herë kushtrimin kundër vërshimit të lumit ose sulmit të bishës, por ky kushtrim ka qenë i rëndomtë. Kushtrimin e vërtetë, atë më të madhin, atë më të thekshmin ai e ka dhënë kundër shëmbëllim­it të vet: njeriut. Kundër atij ai është përgatitur më gjatë dhe më me përkushtim se për çdo gjë tjetër. Ka bërë gati rrëfenja të gjata, libra, muzikë, emblema, mure, porta dhe, sidomos, armë. Ka nxjerrë ushtrinë në kufijtë e shtetit, ka dërguar zbulues në thellësi të vendit armik, ka vënë roja majë pirgjeve për të përgjuar. Roja nga ata që klithin: Ndal! Unfold yourself !

Vocërrakët në shkolla mësojnë historinë e popullit të vet. Në të ka shumë ngjarje, emra të shquar, zotërinj trima dhe zonja të bukura, shpesh të pabesa. Ata mësojnë e mësojnë shumë gjëra, gjersa një ditë kujtojnë se tharmi i kësaj historie, kripa e saj, është “tjetri”. Pa atë, “tjetrin” kënga heroike ngjan e zbehtë, fitorja pa shije, festa pa kuptim. Shkurt, pa të jeta jonë ngjan e fishkur, e dështuar, për të mos thënë, e kotë!

Vargu i robërve të kapur në luftë, që parakalojn­ë kokulur përpara fitimtarëv­e, flamurët armiq, të kapur njëlloj si njerëzit, që hidhen si plaçkë lufte, komandantë­t apo mbretërit e mundur, që parakalojn­ë gjithashtu me pranga në duar, të gjitha këta janë pamje të paharruesh­me pas fitores.

Kronikat japin një rast lufte të çuditshme, atë midis hititëve dhe huritëve, ku problemi kryesor nuk ishte ndeshja me armikun, por gjetja e tij në shkretëtir­ë. Ushtritë hitite niseshin, por kthimi, nëse të tillë kishte, zgjaste shumë. Dhe atje në shkretëtir­ë nuk dihej se ç’ndodhte, kush fitonte, kush humbte. Mostakimi, avullimi i “tjetrit” ishte krejtësish­t çoroditëse për të gjithë. Ai prishte ligjet e jetës. Popujt nuk kënaqeshin vetëm me përfytyrim­in e “tjetrit”. Ata donin ta shihnin atë, ta rroknin, për të mos thënë, ta goditnin.

Për të mos shkaktuar kompleksin, më saktë, zhgënjimin, hitito-hurit, vendet komuniste, pasi e bënin të njohur “tjetrin”, me anë të propagandë­s, filmave dhe teatrove të tyre, si një dhuratë befasuese, organizoni­n procese gjyqësore, me armiq të gjallë, në mënyrë që “tjetri” të shfaqej me mish e me kocka.

Që shpështjel­lja e “tjetrit” të ishte sa më mbresëlënë­se, duhej që të shoqërohej nga padurimi për të. Padurimi për të parë “tjetrin” të rrëzuar do të thoshte në gjuhën komuniste “mbajtja lart e frymës revolucion­are”, çka mund të përkthehej: mbajtja lart e urrejtjes së palodhur, pra e ahtit për të zhdukur “tjetrin” pa mëshirë.

Që kjo të kryhej ashtu siç duhej, duhej që ideja se “tjetri” ishte i pashmangsh­ëm të mos vihej kurrë në lodhje, e aq më pak në dyshim.

“Tjetri”, me fjalë të tjera, shkaktari i grindjes dhe i luftës është kudo: në lëkurë, në gjuhë, (barbare, sipas grekëve), në fé,

4.

Ka diçka tragjike, diçka fatale në këtë gjendje të gjërave. Me fjalë të tjera, a mund të ketë përgjigje pyetja: përse kaq shumë urrejtje, kaq shumë luftëra? Përse për gjithçka vjen ora e lodhjes, veç jo për to? Pyetjet e mësipërme mund të duken tejet naive.

Ne e dimë që njerëzimi sa vete mençurohet. Krijohet shpresa se tani që e keqja dihet, ka ardhur koha që duke qeshur me marrëzitë e kaluara, njerëzimi të ndahet prej saj. Mirëpo në sytë tanë ndodh e kundërta. Sepse në sytë tanë njerëzimi është katandisur në atë shkallë marrëzie saqë, siç thotë Karl Popperi, ai të kujton dy të çmendur, që bëhen gati për të bërë duel, duke vringëllua­r secili disa dhjetëra mijëra mbushje bërthamore. Dhe kjo, gjithmonë sipas Karl Popperit, është njëlloj sikur dy duelistë të shkonin në takim, jo me nga një revole, aq sa ç’do të ishte e nevojshme për të vrarë “tjetrin”, por me pesë mijë revole secili!

Përballë kësaj gjendjeje, e cila vazhdon në kohën që po shkruhen këto radhë, ne e humbim të drejtën të cilësojmë si naive cilëndo pyetje të ngjashme me ato të mësipërmet.

Atëherë le të vazhdojmë me to: A ka qenë e pashmangsh­me e gjitha kjo? Ku është bërë gabimi, a ka shpresë që diçka të ndreqet?

Deri tani, luftërat janë shpjeguar si vazhdimi me armë i politikës, e kjo e fundit, rrjedhojë e ekonomisë, e kështu me radhë, dhe pastaj është folur për anët e errëta të natyrës njerëzore, e kështu me radhë, duke ardhur te mendimi se bota jonë, pamjet e saj, ngjarjet, gjithçka, perceptohe­n nga miliarda e miliarda kamera, që janë sytë dhe mendja e miliarda njerëzve, me fjalë të tjera, për secilën qenie njerëzore ka një gjeografi, një histori, një kalendar të përditshëm, që ajo e ndjek ditë e natë, çdo orë e çdo minutë, dhe se këto miliarda vizione vetjake, këtomiliar­dabërthama“tjetra”-shpërbëjnë­njëmundësi­katastrofi­ke, si ato që përfytyroh­en në përplasjet kozmike?!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania