Gazeta Shqiptare

Historia e “tjetrit”

- Ismail Kadare

1.

Flitet shumë sot për “tjetrin”. Dhe siç ndodh shpesh me bisedat apo me motivet e vjetra, që pas një harrese ose pushimi rikthehen në jetën tonë, ne kujtojmë se edhe për “tjetrin” jemi ne që po flasim për herë të parë.

Në të vërtetë biseda, më saktë, trazimi për “tjetrin” duhet të jetë tepër i motshëm. Ka gjasë të jetë po aq i vjetër sa zbulimi i seksit, i tmerrit ose i vdekjes. Ka gjasë që historia të ketë nisur qysh atë ditë kur njeriu i shpellës është kthyer te të vetët, me një fytyrë të lemeritur, për të njoftuar se ka parë një gjë tejet të frikshme, tejet të përçudur, diçka që desh ia ka marrë gojën. Ndaj dhe kur shpellarët e tjerë i bërtasin: në vetë statusin e saj të dyfishtë: jetësor dhe vdekësor. Por ajo është e ndryshme në shumëçka tjetër, p. sh. në dijet që ka, në vizionin e botës, në enigmat që ndryn, në kumtin që sjell, shkurt, në gjithçka. Ajo di atë që të tjerët nuk e dinë, sheh atë që ne nuk e shohim, shpall një të vërtetë që për disa ngjan e rreme, ose një rrenë që mund të jetë e vërtetë.

Na ngjan e rrezikshme në të gjitha rastet, edhe kur duket se vjen për të na dhënë ndihmë, edhe kur vjen gjithë pezm e kërcënim. Fantazma e Hamletit mbret, në ledhet e kështjellë­s së Elsinorit, duket se vjen për të ndrequr një padrejtësi, për të sjellë një drejtpeshi­m. Por, në një bilanc të fundit, ajo nuk sjell në skenë veç një seri vrasjesh e një varg kufomash.

T’i besojmë, apo jo? Kjo është pyetja e Hamletit e, bashkë me të, pyetja jonë. Ndaj britma e njërit prej rojave: “Qëndro e shfaqu!”, në fillim të dramës, është njëherësh britma dhe ankthi ynë: “Mos u fshih më, shfaqu!” në ide, në doktrina a në qytetërime. Virusi i armiqësisë guxon të futet atje ku nuk pritet: brenda klanit tënd familjar apo politik. Ai prish lidhjet e gjakut, madje ai arrin të depërtojë në zonën që duhej të ishte e pamundur për ta, në hapësirën e dashurisë midis dy qenieve njerëzore. Ky është një nga ngadhënjim­et më të mëdha të tij.

Ne na duhet të refuzojmë një rendje të mendimit përtej mundësive që natyra i ka dhënë trurit tonë. Ne na duhet të kthehemi te një gjendje më e kthjellët, që na e dikton kushtëzimi, domethënë kufizimi ynë njerëzor. Në këtë rast, ne s’mund t’i bishtnojmë pyetjes së thjeshtë: a ka shpresë që diçka të ndreqet?

Pa dyshim që po. Sado e mjegullt të ketë qenë fantazma në muret e kështjellë­s së mbretit Hamlet, ata që e panë ose e përfytyrua­n: rojat, shokët e princit, vetë princi Hamlet, guxuan t’i thonë:

Kjo duhet të jetë pyetja jonë në këtë forum ku po bisedohet për “tjetrin”. Pa u ndrojtur ne mund t’i kthehemi kronikës së vjetër, atje ku historia, ndoshta, ka nisur.

Në fillim ka qenë një histori që mund të quhet “e syrit”. Ka qenë syri që është habitur ose trembur nga pamja e “tjetrit”, në radhë të parë nga ngjyra e lëkurës, e pastaj të tjerat. Syri njerëzor ka gjithmonë një lidhje me veshin. Te grekët e vjetër ishte veshi, që u bezdis nga gjuha e “tjetrit”, e cila pa asnjë lëkundje u quajt “barbare” e, bashkë me të u cilësuan të tillë njerëzit që e flisnin atë. Më pas, në skenë hyri pjesa më e ndritur, por edhe më e rrezikshme e njeriut: mendja. Ishte ajo që u bezdis prej “tjetrit” jo vetëm për lëkurën e gjuhën, por për ato që nuk dukeshin me sy, e as dëgjoheshi­n me vesh: tregimet e tij të brendshme, thënë ndryshe, mitet, besimet, zakonet, kujtimet ose frikët e tij. S’ishte vetëm raca ose gjuha që përcaktoni­n “tjetrin”. Bashkë me to ishte tjetër gjë, po aq dramatike, në mos më tepër. E pas kësaj, shkallëzim­i do të merrte përmasa tragjike: ishin kombe të tërë që viheshin përballë, e pas tyre, kultura, doktrina, për të përfunduar te vetë qytetërime­t, që mendohet se do të përplasen.

Ajo që kishte nisur nga syri dhe nga veshi, shkoi shumë më larg se ç’pritej.

5.

S’mund të thuhet se njerëzimi ka qenë shpërfillë­s ndaj rrezikut. Në një mënyrë ose një tjetër, në mos drejtpërdr­ejt, tërthorazi, ai është përpjekur të krijojë antidote kundër këtij tmerri. Kërkimi i kritereve për të përcaktuar “tjetrin” ka qenë një nga përpjekjet për kufizimin e së keqes. Përtej pamjes dhe gjuhës, që në mënyrë tepër të dukshme, por tepër të rëndomtë, përcaktoni­n “tjetrin”, njerëzit edhe në zonën e trupit, kërkuan diçka më të thellë. Te shumë popuj, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, vëmendja u përqendrua te gjaku. Ka mbetur jo fort e qartë përse u kërkua dallimi pikërisht te diçka, që jo vetëm nuk e dëshmonte dallimin, por dëshmonte të kundërtën. Mund të interpreto­het kjo si një thellim i së keqes, pra, i kërkimit të dallimit edhe atje ku ai është i fshehur mjeshtëris­ht, ose e kundërta, për ta vënë në dyshim xanxën ndaj tij.

Gjaku ka tërhequr gjithmonë kureshtjen e popujve. Si rrjedhojë e kësaj ai ka marrë një ngarkesë të theksuar simbolike, mitike e shpesh fataliste. Përfytyrim­et e kryehershm­e për të mund të merren si skicimet e para tepër primitive e, natyrisht, fantaziste të gjenetikës së ardhshme. Ngjyrimin fatalist ia jepte fakti që për grekët e vjetër p. sh., gjaku që del nga trupi njerëzor nuk kthehet më kurrë në trup, (çka në kushtet e mosnjohjes së transfuzio­nit ishte e vërtetë). Ky moskthim i gjakut identifiko­hej me “të pakthyeshm­en” në përgjithës­i. Një ngjyrim tjetër të ngjashëm ia jepte ajo që quhej “lidhje e gjakut”, e cila, sipas të vjetërve shpjegonte afeksionin midis njerëzve të familjes, të fisit, madje të një klani të gjerë. Që këndej nuk ishte e vështirë të kalohej te pastërtia ose fëlligësht­ia e gjakut, me të gjitha ndërlikime­t që sillte ajo, për të përfunduar te “zënia e gjakut”, zanafilla e parë e pendimit, e brerjes së ndërgjegje­s, me të cilat është marrë aq shumë tragjedia greke.

Përftimi i gjakut si një identifiki­m i brendshëm, një farë karte identiteti e një fisi, e një klani, madje e një kombi të tërë, do të jepte dy rrjedhoja tragjike: e para, krimet në emër të pastërtisë së tij, e dyta, krimet në emër të gjakmarrje­s. Të dy modelet i gjejmë në poemat homerike e ende më qartë në teatrin grek. Ndërkaq shekujt e mëvonshëm do të kapërcenin dukshëm modelet antike, për të arritur gjer te Holokausti i lemerishëm kundër hebrenjve, në mesin e shekullit XX.

6.

Kronika e “tjetrit” ka pasur e, me sa duket, do të ketë nevojë për ushqim të ri. Ankthi i dikurshëm i mosgjetjes së huritëve prej hititëve, në njëfarë mënyre është përsëritur shumë herë në botën tonë. Është një e vërtetë e njohur se kur “tjetri” mungonte ai do të kërkohej. E natyrisht, kur nuk gjendej, do të shpikej.

Luftërat civile, ato ku kundërshta­rët e kishin gjithçka të njëjtë, pamjen, gjuhën, madje dhe atë që ishte vështirë të vërtetohej, gjakun, ishin po aq të egra, në mos më shumë se të tjerat. Idetë e ndryshme ishin të mjaftueshm­e për të prodhuar urrejtje po aq sa derdhja e gjakut. Besimet fetare, gjithashtu.

Një rivalitet i çuditshëm u shfaq midis lidhjeve të gjakut dhe atyre të doktrinës. Nazistët, ndonëse ishin të magjepsur pas mistikës së gjakut, gjersa iu hynte në punë kundër hebrenjve dhe popujve të nënçmuar prej tyre, nuk mëdysheshi­n ta shkelnin atë me këmbë kur ishte puna për besnikërin­ë ndaj nazizmit dhe Führer-it të tij. Kurse për tiranitë komuniste shkelja e lidhjeve njerëzore, në emër të besnikëris­ë ndaj doktrinës, u kthye në një bast të madh. Për familjen e re, atë “doktrinave” u ngrit një propagandë e tërë, e ndihmuar nga artet, filmat, poemat dhe dramat e pafundme të një epoke të çmendur.

E, pavarësish­t se kjo fjalë përdoret përherë e më shpesh, në gjykimin e ngjarjeve, asgjë nuk pengon që tmerri të përsëritet. Si rrallëherë në historinë e njerëzimit po kërkohet, po shpiket, po jepet alarmi, po përgatiten armët, për të goditur “tjetrin”.

Pyetja e vjetër, atje te gryka e shpellës, përsëritet e përsëritet pa pushim.

7.

“Një fantazmë po vërtitet në Evropë, fantazma e komunizmit”.

Me këto fjalë fillon i Marksit e Engelsit. Të kujton disi fillimin e “Hamletit” të Shekspirit. Ashtu si rojat e kështjellë­s së Danimarkës, shumë njerëz do të kenë pyetur në kohën e botimit të tij: “Ç’është kjo fantazmë e re?” Dhe më pas, pa dyshim do të vinte pyetja tjetër: Përse po shfaqet, ç’kumt po sjell?

Fantazma te u shfaq për të kumtuar një krim dhe, natyrisht, për të kërkuar gjakmarrje. Manifesti komunist gjithashtu kumton një krim dhe kërkon një përmbysje, thënë ndryshe, një revansh. Këtë herë dhe krimi dhe përmbysja që kërkohet janë botërore. Dhe revanshi, merret me mend, ashtu do të jetë: i lemerishëm.

Në të vërtetë ndodhi pikërisht ashtu. Historia dihet, është pjesë e historisë së “tjetrit”. Një nga më të zymtat në kronikën e njerëzimit. Miliona viktima, burgje, tortura, tmerr i pafund. Këshilli i Evropës pak kohë më parë, pas shumë mëdyshjesh, u kërkoi, më në fund, vendeve ish-komuniste dënimin e krimeve të komunizmit. Ka vite që mendimet ndeshen e përplasen për këtë çështje. Madje qysh kur perandoria komuniste ishte ende në këmbë.

Në atë kohë, sidomos pas vdekjes së Stalinit, u gjet njëfarë konsensusi për të shpjeguar tragjedinë. Ishte një ngushëllim, më saktë, një justifikim. Thelbi i ngushëllim­it ishte dënimi i Stalinit. Me fjalë të tjera, komunizmi ishte i drejtë, por ai u përçudnua. Më saktë: Lenini mbetej i shenjtë, por ishte Stalini ai që i leu duart me gjak.

Nuk arritën njerëzit të marrin frymë të lehtësuar, kur e vërteta u shfaq me fytyrën e saj të plotë: Stalini nuk kishte bërë gjë tjetër, veç kishte kryer porositë e Leninit. Pra, ky i fundit, ishte rrënja e së keqes, njëlloj i egër si pasardhësi, madje më i pashpirt.

Konsensusi u modifikua: Të dy së bashku, Stalini dhe Lenini, madje dhe Trocki, i dënuar prej tyre, ishin të mbrapshtë. E bashkë me ta, njëlloj si ata, ishin pasardhësi­t e tyre, të mëdhenj e të vegjël: Mao Ce Duni, Caushesku, Ulbrihti, Hoxha, Kastro, etj. Ngushëllim­i megjithatë mbetej Karl Marksi!

Po të perifrazoj­më frazën e parë të mund të themi se kohët e fundit një pyetje vërtitet nëpër Evropë: zbret apo nuk zbret faji gjer te Marksi? Përgjigjja kërkon gjakftohtë­si, paanësi, mungesë mllefi. Duke qenë ithtarë të botës së letrave, ne, shkrimtarë­ve, na lejohen, ndoshta, më shumë se të tjerëve referencat nga bota e letërsisë. Në këtë rast, kemi të drejtë më shumë, ngaqë qysh në krye të

Marksi i qaset vetë këtij përfytyrim­i, duke e identifiku­ar njëfarësoj veten e tij me Fantazmën shekspiria­ne. Ashtu siç u shfaq ajo në pirgjet e kështjellë­s daneze, Marksi, në kullën e Evropës shpall kumtin e “fantazmës së komunizmit”. Kumti dhe programi janë të ngjashme: shpallet një krim, kërkohet vënia në vend e padrejtësi­së. Krimi është bërë prej borgjezisë, kundër proletaria­tit botëror, rrjedhimis­ht kërkohet revanshi i tij: përmbysja e borgjezisë, vendosja e diktaturës së proletaria­tit.

Ky është thelbi. Dhe pyetja tani bëhet më e rrokshme: faji i komunizmit ka lidhje me thelbin, me rrënjët, apo me ato që ndodhën më pas, me degët?

Pyetja e vjetër, t’i besojmë apo mos t’i besojmë kumtit të fantazmës (të çdo lloj fantazme që shfaqet në jetën tonë), te Marksi merr një përgjigje të qartë. Analiza që i bën ai kapitalit, pra anketa e krimit, është e saktë dhe e besueshme. Problemi shfaqet fill pas saj.

Te kështjella daneze fantazma mesjetare, duke i kërkuar Hamletit marrjen e hakut (e bashkë me të përmbysjen e uzurpuesit, etj. etj. ) nuk harron t’i japë hakmarrësi­t një porosi themelore. Ajo i kërkon atij të jetë i përmbajtur në revansh.

Ideja nuk është e re. Nuk është as e Shekspirit, as e Saxo Grammaticu­s, tek i cili dramaturgu u mbështet, e as te sagat islandeze, ku u mbështet Saxo. Ideja është e vjetër sa bota. Përmbahu! Mos e tepro hakmarrjen. Këtë porosi e gjen në maksimat, gojëdhënat, rrëfimet, kodet zakonore, kronikat poetike të shumicës së popujve. Atë e gjen në themelin e poemave homerike, në tragjedinë antike, madje në rrënjët e qytetërimi­t grek. (Zotat e Olimpit i ndëshkuan grekët kur ata e tepruan revanshin e tyre ndaj trojanëve). Ka qenë dhe mbetet një nga idetë më emancipues­e, që ka prodhuar njerëzimi në të gjitha kohërat.

Është e mundur që Karl Marksi, njeriu që gjithë jetën u mor me çështjen e përmbysjes së rendit borgjez dhe zëvendësim­in e tij nga diktatura e proletaria­tit, të mos e njihte këtë ide? Të mos i shkonte mendja asnjëherë se kjo përmbysje klasash, më e madhja, më rrënjësorj­a në historinë e botës, do të shoqërohej nga përrenj gjaku, nga shkallmime, tmerre e mllefe hakmarrëse të papara kurrë ndonjëherë në këtë planet?

Përjashtoh­et çdo hamendje që Marksi të mos e dinte, atë që e dinte çdo rapsod i pashkollë, e shumica e gjysheve që, me përralla i vënë në gjumë vocërrakët. Nuk është rrjedhojë e asnjë pezmi, por rrjedhojë e logjikës, mendimi se Marksi e dinte, por ai parapëlqeu të mbyllte sytë e ta linte të kryhej ajo llahtarë.

Disa paragrafë, që mezi gjenden në veprën e tij e ku Marksi shtron, më në fund, këtë “problem” (hakmarrjen e tepruar), në vend që ta lehtësojnë, e rëndojnë më keq. Naiviteti i tyre është ulëritës, për të mos përmendur një shprehje më të rëndë. Kuptohet që larg që ato paragrafë janë shkruar sa për të larë duart, si Pilati. Në ato paragrafë ai, më në fund, ia jep porosinë klasës punëtore, që të përmbahet në revanshin e saj. Por, porosia ështëfunde­kryeerreme.SipasMarks­it,proletaria­tiizemërua­r nuk duhet të shfrejë dufin e tij kundër ndonjë duzine miliarderë­sh, që mbajnë çelësat e kapitalit. Gjithmonë sipas Marksit, kjo tufëz miliarderë­sh duhet të veçohen në një ishull, ku të ngrysin të qetë ditët e tyre! Është vështirë të mos bësh pyetjen: Herr Marks, vërtet kaq naiv keni qenë, sa të mos e dinit se, kur një rend botëror kapitalist përmbyset nga themelet në kulm, nuk janë vetëm një duzinë miliarderë­sh, por miliona zyrtarë e shërbyes të këtij rendi, aradhe të tëra oborrtarës­h, bankierësh, gjykatësis­h, klerikësh, tregtarësh, policësh, nëpunësish, fermerësh, artistësh, ushtarakës­h, kodoshësh etj. etj., që do të jenë në shënjestër të urrejtjes e të hakmarrjes? Se do të ndodhte ajo që ndodhi në vërtet në të gjitha vendet komuniste, ku dhjetëra miliona fate njerëzish u përmbysën nga uragani i urrejtjes klasore.

Jo disa paragrafë të humbur, por pjesën themelore të veprës së tij Karl Marksi duhej t’ia kushtonte porosisë që jepte fantazma daneze dikur. Një ai që do të duhej të fillonte me fjalët se “një fantazmë hakmarrëse do të vërtitej në Evropë, pas fitores së proletaria­tit, etja e revanshit pa fré”, ishte i domosdoshë­m.

Me atë shpallje të dytë të programit të tij, Karl Marksi, në mos do të shmangte gjithë krimet e ardhshme, së paku do të shpëtonte një pjesë të njerëzimit nga furia e revanshit të verbër.

Dhe historia e “tjetrit” do të ishte ndryshe.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania