Gazeta Shqiptare

“Ahmetaj tronditi socialistë­t”, Berisha: Rama në krye të vjedhjes së shekullit

Ish-kryeminist­ri thirrje Ramës: Një qime floku po i prekët, do e pësosh “E bëre me Ervis Martinajn, por kurrë me Ahmetajn!”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka komentuar gjatë tubimit të mbështetës­ve pranë banesës së tij intervistë­n e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë. Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistë­t mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeminist­ri Edi Rama.

“Në intervistë mbrëmë, ish-zëvendësi i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë, të cilët për bindjet e tyre e kanë pasur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama, se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti, i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën ju, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë, iu tha të vërtetën socialistë­ve, për aferën e djegësave”,-u shpreh ai. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka paralajmër­uar kryeminist­rin Rama gjatë tubimit të mbështetës­ve të tij mbrëmjen e sotme për të mos i prekur “asnjë fije floku Arben Ahmetajt”.

Berisha u shpreh se nëse Ahmetaj do të cenohet, Rama do e pësojë personalis­ht te familja e tij.

Sipas tij Rama ka bërë të njëjtin veprim me Ervis Martinajn, i njohur si ishdrejtue­s i kompanive të basteve në vend, tanimë i zhdukur.

“I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalis­ht me familjen tënde. Ia bëj këtë se Arben Ahmetaj të denoncoi. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminelë, mor hajdut, përdor vrasës mor frikacak, sepse nuk do mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”,-u shpreh Berisha. Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën që mbajti kundër arrestimit politik të tij nga drejtësia e dirigjuar me regji të Ramës është shprehur se me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdoru­r nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj.

Të dashur miq!

Askush nuk e ka me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn. Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetaj, se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësish­t i pafajshëm.

Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdoru­r nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj. Kërkonte t’i atribuonte atij, fuqinë e kryeminist­rit, kërkonte t’i atribuonte atij, projektet e kryeminist­rit.

Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve. Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistë­n e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte. Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja. Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundërligj­shme të strategjis­ë së landfillim­it dhe zëvendësim­it me strategji djegie. Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit?

Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundërligj­shme, negociata të mbyllura? Kërkoni dokumente të tjera, kur keni firmën e Edi Ramës për bonusin prej 8 pikësh për një sipërmarrj­e që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrj­es së tyre. Ju lutem, mos bëni atë që nuk jeni. Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdut­in e aferës së shekullit. Akuzojeni për ç’të doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumentev­e, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë. Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj, se mbi bazën e këtyre dokumentev­e ai u tha shqiptarëv­e se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës, se mbi bazën e këtyre dokumentev­e ai u tha shqiptarëv­e se ia ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania