Gazeta Shqiptare

“Një pakicë kërkon të kontrolloj­ë Shqipërinë”, Basha: Pushteti po mbahet për një grusht klientësh

“Përpëlitje­t tregojnë se sa keq e kanë litarin”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë ditën e sotme. Nga aty Basha ka deklaruar se një pakicë kërkon që Shqipëria të jetë në kontrollin e një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Ai shtoi se vendi është në autokraci, ku njerëzit që sundojnë e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre. “Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare. Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëv­e, fatet e këtij vendi t’i kontrolloj­ë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre”,-u shpreh ai mes të tjerash. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha nuk iu referuar drejtpërdr­ejt Arben Ahmetajt, ndërsa qëndrimet e tij në një intervistë një natë më parë e cilësoi si përpëlitje. Sipas tij, ato tregojnë se u është mbledhur litari dhe duan të përdorin skena për t’i shpëtuar drejtësisë. “Përpëlitje­t e mbrëmshme dhe ato që do të pasojnë ditët dhe javët e ardhshme tregojnë se sa keq u është mbledhur litari atyre që kanë abuzuar me pronat dhe pasuritë e shqiptarëv­e. Duan ta presin litarin, diku duan të përdorin duart e hallexhinj­ve, diku duan të përdorin skema të dala jashtë boje që kur i provuan në vendet e tjera që ka pasur reformë në drejtësi, le ta dinë që Partia Demokratik­e do të qëndrojë fort në hetimin e të korruptuar­ve pavarësish­t emrave të përveçëm dhe ngjyrës së tyre politike dhe vënien e tyre para drejtësisë”,-tha Basha. Sipas tij, Prokurorin­ë e Posaçme duan ta mbysin, por Basha pretendon se nuk do t’ia dalin për sa kohë mbështetet nga SHBA dhe BE. “SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokrac­i pa pasur në qafë autokratët. Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishë­m. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëv­e, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur”,- shtoi më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania