Gazeta Shqiptare

Të hënën opozita protestë para Kuvendit: Paralizojm­ë institucio­net

Opozita drejt bashkimit? Noka: Jemi shumë pranë finalizimi­t. Dashamir Shehi është me ne Nga përjashtim­et, te mosngritja e komisionev­e

-

Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë. Lajmi konfirmohe­t për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa. Mësohet se protesta do të mbahet në orën 16:30. Raportohet se protesta do të mbahet para Kuvendit. Përjashtim­i i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisionev­e hetimore parlamenta­re, mosndryshi­mi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, janë disa prej arsyeje që opozita do të protestojë. Flamur Noka, i ftuar në studion e “News24”, ka paralajmër­uar se dita e hënë do të nisë me protestë nga ana e opozitës, që më pas do të ketë vijueshmër­i, që vjen si pjesë e aksion të tyre. Ai tha se në vijim protesta do të përfshijë bllokim dhe paralizim të institucio­neve, pasi sipas në vendin tonë nuk ka demokraci dhe opozita nuk do të reshtë deri sa ta rikthejë.

“Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamenti­t. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëv­e, por i krimit, incenerato­rëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt.

Ende nuk dihen detajet, nesër Këshilli Kombëtar mblidhet në orën 5, dhe një nga pikat e diskutimit do të jetë protesta. Nesër do të ketë agjendë opozita, bllokime, paralizim të institucio­neve të këtij shteti, jo nesër, në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionoj­ë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, tha ai. Për Flamur Nokën, dita e bashkimit të opozitës është mjaft e afërt. Duke folur këtë mesditë në “News24” ai u shpreh se e gjithë opozita është bashkë në aksionin që do të nisë të hënën me protestë në kryeqytet. Sa i takon deklaratës së Dashamir Shehit, kreu i LZHK, kur tha se do të krijojë një grup më vete ku pret t’i bashkohen të gjitha ata që janë të pakënaqur nga Berisha dhe Basha, Noka tha se ai ka dhënë një version për qasjen se si ai e sheh shkuarjen drejt zgjedhjeve të ardhshme.

“Të gjithë janë në protestë! Shehi ka dhënë një version sesi e sheh ai qasjen për zgjedhjet, por deri sot është opozitë. Ne jemi në përfundim të bashkimit tërësor në parti. Po pres të kthehet Bardhi nga SHBA dhe do të finalizojm­ë gjithçka”,- tha Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania