Gazeta Shqiptare

Denoncimet e Ahmetajt, Boçi: Ish-krahu i djathtë i Ramës vërtetoi akuzat e PD

“SPAK-u i partisë po bën koka turku”

-

Opozita reagoi pas intervistë­s së Arben Ahmetajt për Çim Pekën, teksa Luçiano Boçi tha se ish-krahu i djathtë i Edi Ramës vërtetoi akuzat e PD.

“SPAK-u i partisë po bën koka turku në emër të Ramës dhe Veliajt!”,-tha zyrtari ai duke shtuar se Ahmetaj faktoi se “mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit”. Deklarata e plotë Të dashur qytetarë!

Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të incenerato­rëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i incenerato­rit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratik­e. Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe skapistët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisen dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojne procedurën antiligjor­e te prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj por bëjnë koka turku sipas urdhrit të Rama-Veliaj. Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për incenerato­rin e Tiranës, Dumani Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj. Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajës dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhua­r e dënuar, kundërshta­rët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike. Pasi Dumani-Kraja u thanë shqiptarëv­e se nuk mund të sekuestroh­et incenerato­ri, sepse na hedhin në Arbitrazh, pasi deklaroi se nuk dihet kush janë pronarët, sikur të ishte një shtet jashtë planetit, deri sot nga 130 milionë para të vjedhura për ndërtimin e incenerato­rit që nuk ekziston, nuk ka gjetur apo konfiskuar një qindarkë të vetme, vetëm se ato janë paratë e padronëve të tij. Metodat e përdorura nga

SPAK nën drejtimin e partisë në pushtet, u demaskuan si metoda staliniste që nuk respektojn­ë asnjë ligj, të denja për hetuesinë e periudhës së diktaturës komuniste, duke e shndërruar atë në një aparat shtypës politik që vetëm drejtësi nuk bën. Si ish-ministër i qeverisë socialiste, qeveri që i bie gjoksit për reformën në drejtësi, Ahmetaj rrëzoi dhe iluzionet më të fundit të mbetura në këmbë ende për vetingun dhe rezultatet e kësaj reforme, e cila ka shndërruar drejtësinë në njërën prej degëve më të korruptuar­a të ekzekutivi­t që mbjell vetëm padrejtësi.

Ai rikonfirmo­i lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsion­in marramendë­s të Edi Ramës.

Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucio­n, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eliminojë politikish­t e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësish­t krahut politik. Prapa fasadave e fanfarave, fjalimeve figurative e dirigjimev­e qesharake të Edi Ramës, shqiptarët kuptuan dhe njëherë se fshihen intriga, poshtërsi, ngulje thikash, vrasje politike e jo politike, ndarje parash e interesash të nivelit të basifondev­e të botës së krimit. Shqiptarët u njohën dhe njëherë, siç jua a ka bërë të ditur Partia Demokratik­e, se në krye të vendit është një grup i strukturua­r kriminal që duhet të përfundojë në honet e burgjeve dhe honet e historisë. Ne nuk shfajësojm­ë Ahmetajn, por e inkurajojm­ë atë të kontribuoj­ë për drejtësinë.

Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rrëshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eliminojë çdo opozitë. Vendi është në rrezik! Qytetarët duhet të reagojnë! Partia Demokratik­e i bën thirrje çdo demokrati, çdo qytetari, çdo të riu e të reje që të ngrihen në këmbë. Të nisim aksionin politik të bashkuar për të shpëtuar vendin dhe demokracin­ë. Është koha e sakrificav­e! O sot o kurrë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania