Gazeta Shqiptare

Gazment Bardhi reagon pas intervistë­s së Ahmetajt: Rama dhe Veliaj të japin dorëheqje

“Përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe”

-

qiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirje­s së tyre në aferën korruptive të incenerato­rëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka pasur dhe ka aq prova në dispozicio­n sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjës­isë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmër­inë e SPAK-ut dhe minon pritshmëri­të e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë në nivelet më të larta të pushtetit. Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirje­n dhe përfitimet e tij nga afera e incenerato­rëve, si pjesë e organizatë­s kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incenerato­rët e parë dhe Erion Veliaj, për incenerato­rin e Tiranës, kanë pasur rol kyç.

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentua­ra, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunë­tor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunë­torët më të afërt dhe më konfindent­ë të Edi Ramës! Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunë­tor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania