Gazeta Shqiptare

“INSTAT është fshehësi i madh i së vërtetës”/ Grupi i hakerave: Kemi akses në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja

Sulmi kibernetik/ INSTAT shtyn publikimin e statistika­ve zyrtare: Nuk janë prekur të dhënat e censit Sulmi kibernetik ndaj INSTAT/ Noka: Është vetëhakeri­m, censusi ka nxjerrë më pak njerëz se ata që votuan dhe…

-

Grupi i hakerave irani anë ‘Homeland Jus tice’, i cili që prej ditës së enjte ka sulmuar faqen zyrtare të Institutit të Statistika­ve (INSTAT) në një mesazh në rrjetin social ‘Telegram’ kanë lajmëruar se tashmë kanë akses në të gjithë të dhënat e censit. Ata kanë publikuar edhe disa nga të dhënat e punonjësve të INSTAT. Të enjten, INSTAT tha se pas sulmit ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokolle­t e emergjencë­s për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacio­neve statistiko­re. “Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimi­n e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme. INSTAT siguron publikun se të dhënat e censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. INSTAT po bashkëpuno­n ngushtë me autoritete­t kompetente për të hetuar dhe identifiku­ar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe, gjithashtu, për të rikthyer funksionim­in normal të sistemeve të saj informatik­e dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetik­e. INSTAT falënderon publikun për mirëkuptim­in dhe mbështetje­n e treguar në këtë situatë të jashtëzako­nshme”, thuhej në reagimin e INSTAT. Ndonëse INSTAT pohoi se të dhënat e censit nuk janë prekur, hakerat shkruajnë se kanë akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave të cilat janë kopjuar dhe, gjithashtu, edhe janë fshirë nga serverët. Ata shprehen se këtë sulm e kanë ndërmarrë “për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre”. “INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe të censit. Të dhënat janë kopjuar, gjithashtu, dhe fshirë nga serverët. Do ta kthejmë drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistika­t janë kundër jush”,-shkru

“INSTAT FSHEHËS I MADH”

Në faqen e tyre në telegram, hakerat iranianë bëjnë me dije se kanë arritur të marrin 100 terabajt të dhëna, ku përfshihen edhe të dhënat e censit, që sipas tyre janë kopjuar dhe hequr nga serverët. “INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe Censit. Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në Atdheun tonë. Të gjitha statistika­t janë kundër jush”,- shkruajnë ata. ajnë ata në mesazh. “Homeland Justice” kanë publikuar që prej ditës së djeshme emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit. Aktualisht faqja e INSTAT vijon të jetë e paaksesues­hme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. “Pre” e sulmeve kibernetik­e më parë kanë rënë edhe faqja e Kuvendit të Shqipërisë, AKSHI-t dhe kompanisë celulare “OneAlbania”. Kjo nuk hera e parë që grupi i hakerave “HomeLand Justice” sulmon faqet online të institucio­neve shqiptare. Rasti më i fundit ishte më 25 dhjetor të vitit që lamë pas, ku u sulmua faqja online e Kuvendit. Ndërsa më herët, janë publikuar të dhëna sensitive të qytetarëve por edhe zyrtarëve shqiptarë, ndërsa pati sulme edhe ndaj sistemit “TIMS” të policisë. Organet e akuzës në Shqipëri kanë nisur një hetim prej vitit 2022 për sa I përket këtyre sulmeve ndërsa më 7 shtator të atij viti, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi sistemet e teknologji­së së informacio­nit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Një reagim pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të cilët dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATOs dhe thanë se kishin arritur në përfundimi­n se pas sulmeve qëndronte Irani.

SHTYHET PUBLIKIMI I STATISTIKA­VE

Pas sulmit kibernetik më 31 janar, Instituti i Statistika­ve ka reaguar sërish, ku bën të ditur se do të shtyhet publikimi i statistika­ve zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sipas INSTAT sulmi ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. Por megjithatë INSTAT siguron publikun se të dhënat e

TIRANË - Dy ditë më parë Instituti Shqiptar i Statistika­ve ra pre e një sulmi hakërrimi, sulm që e pranoi grupi i hakerave iranian, “Homeland Justice”. Por deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi dje në censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Më tej shkruhet se INSTAT do të vazhdojë aktiviteti­n e tij statistiko­r dhe do të përdorë mjete alternativ­e komunikimi si adresa e emailit instat.albania@gmail.com dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook. “Instituti i Statistika­ve (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistika­ve zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik, i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të ‘News24’ se ky është një sulm që është bërë nga vetë qeveria dhe INSTAT, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi nga censi, rezulton se në vendin tonë numri i popullsisë është më i vogël se numri i votuesve në 14 maj. “Ka jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokolle­t e emergjencë­s për të mbrojtur të dhënat dhe parandalua­r dëmtime të mëtejshme. INSTAT do të vazhdojë aktiviteti­n e tij statistiko­r dhe do të përdorë mjete alternativ­e komunikimi si adresa e email-it instat.albania@gmail.com dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook. INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivis­ht vetëhakeri­m sepse në regjistrim­in e popullatës, censi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar, dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria”,tha ai. për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur. INSTAT do të njoftojë datat e reja të publikimit dhe falënderon përdoruesi­t, partnerët dhe veçanërish­t ekspertët e Autoriteti­t Kombëtar për Certifikim­in Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik­e (AKCESK) për ndihmën dhe mbështetje­n e tyre të vazhdueshm­e gjatë kësaj periudhe deri në funksionim­in e plotë të gjithë sistemeve të Teknologji­së së Informacio­nit të INSTAT. INSTAT mbetet i angazhuar për të siguruar statistika zyrtare me cilësi të lartë dhe të besueshme për përdoruesi­t”,thuhet në njoftimin për mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania