Gazeta Shqiptare

GJKKO kthen për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashki­akut Vangjush Dako dhe 10 personave të tjerë

Gjykata i kërkon SPAK akt ekspertimi për shëtitoren buzë detit. Seanca tjetër më 27 shkurt

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion it dhe Krimit të Organizuar shtyu dje sërish gjykimin për ish-kryebashki­akun e Durrësit Vangjush Dakon, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Seanca e radhës pritet të mbahet më 27 shkurt ora 12:00. Mësohet se GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen, për të cilën janë të pandehur Dako dhe 10 persona të tjerë para se të vendosë nëse do kalojë për gjykim apo jo. Gjyqtarja e çështjes, Flojera Davidhi i kërkoi SPAK të realizojë akt ekspertimi­n për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. SPAK ka 25 ditë kohë realizojë akt ekspertimi­n. Ndërkohë Dako dhe të pandehurit e tjerë pretendojn­ë të kundërtën. Me vendimin e djeshëm, GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilojnë dhe akt ekspertizë­n e kërkuar dhe do e paraqesë në seancën e 27 shkurtit 2024. “Gjyqtarja e Gjykatë e Posaçme, Flojera Davidhi, mbi kërkesën e Prokuroris­ë së Posaçme sot në seancën paraprake, vendosi plotësimin e hetimeve në çëshdhënie­n e lejes së një pallatit 7-katësh, por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish-bashkëpunë­torë të tij. Avokatët e Dakos kanë kërkuar pushimin e çështjes, pasi sipas tyre nuk ka vepër penale, ndërsa nëse kjo kërkesë nuk pranohet kërkojnë gjykim të shkurtuar. Së dyti, projekti “Promenadë Bregdetare”, sipas Prokuroris­ë së Posaçme, u hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim Bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish-kryebashki­aku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës pavarësish­t dëmit të konstatuar edhe nga KLSH kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat. Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të kaluar.

AKUZA E SPAK PËR SHËTITOREN

Ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me urdhrin nr. 84 datë 11 shtator 2013 protokollu­ar me nr. 4151 prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikim­eve teknike. Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimi­t, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikim­et teknike për këtë procedure prokurimi. Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritje­t e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimi­t, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.

Kryetari i Bashkisë Durrës,

i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.

Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në akt kontrollin përkatës të muajit qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga komisioni dhe nga titullari i autoriteti­t kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohe­t dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administra­ta përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania