Gazeta Shqiptare

Dosja e sterilizim­it/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Mora hard diskun me të dhënat e laptopit

-

TIRANË – Ish-ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj u paraqit dje në ambientet e Prokuroris­ë së Posaçme. Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Ai qëndroi më pak se një orë para prokurorëv­e, të cilët i rikthyen edhe hard diskun e laptopit. Pas daljes nga SPAK, Beqaj tha për mediat: “Sot ishte e premte, dita e paraqitjes, por mora edhe hard drive me të dhënat e laptop, që është sekuestrua­r në apartament­in tim më 28 dhjetor.” Hetimi për ish- ministrin Beqaj bën fjalë për koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj. Në fund të muajit dhjetor banesa e ish-ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj u kontrollua­n nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një hetimi të dytë që lidhet me Agjencinë e Koordinimi­t të Ndihmës, SASPAC. Beqaj konfirmoi kontrollin në banesë, por pretendoi se vendimi i gjykatës fliste për një person tjetër. Për Beqajn, është në fuqi masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme, “Detyrim paraqitje”. Situata e ish-ministrit të Shëndetësi­së, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmeni­n Ilir Rrapaj. Beqaj vazhdimish­t ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprime­t e tij, ka shpërdorua­r detyrën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania