Gazeta Shqiptare

GJKKO lë në burg pjesëtarin e grupit kriminal për kalimin e paligjshëm të emigrantëv­e

SPAK kërkon të merret në pyetje i arrestuari Klodian Gjikondaj

-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar caktoi dje masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Klodian Gjikondaj, i cili akuzohet për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal. “Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi”,-thuhet ndër të tjera në njoftimin e GJKKO. Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi të marrë në pyetje të arrestuari­n.

NJOFTIMI I GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar më datë 01.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit të pandehurit, të arrestuari­t Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga neni 298/1-28-4, 333/a/2 dhe 334/1 i K.Penal, ndaj të cilit është zbatuar dhe ekzekutuar masa e sigurimit. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Elsa

Ulliri, me vendimin Nr. 10, datë 02.02.2024 vendosi: Pranimin e kërkesës.

Verifikimi­n e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj të pandehurit Klodian Gjikondaj me vendimin Nr.2, datë 09.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimi­t të vendimit. U shpall sot në Tiranë, me datë 02.02.2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania