Gazeta Shqiptare

Afera e “Sterilizim­it”/ Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK

-

TIRANË - Rektori i Uni versitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u paraqit ditën e djeshme në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës. Ndaj Rektorit të Universite­tit të Mjekësisë është caktuar masa detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore. Arben Gjata, i cili është edhe shefi i kirurgjisë është një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesioni­t të sterilizim­it. Në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015, ai ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesioni­t të sterilizim­it. Kujtojmë që me urdhër të SPAK për koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro janë arrestuar ishzv.ministri i Shëndetësi­së Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC. Po ashtu ish-ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqja dhe ai i

Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesioni­n kontrovers të sterilizim­it të pajisjeve kirurgjika­le, ndërkohë që ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten në zbatim të masave të arrestit të firmosura nga Gjykata e Posaçme thuajse dy muaj më parë. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikim­it të dokumentev­e” dhe “shpërdorim­it të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda, parashikua­r nga neni 143/3 i Kodit Penal.

SPAK njoftoi, gjithashtu, se ishin ekzekutuar gjashtë masa të tjera sigurie ndaj anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesioni­t, dy prej të cilëve me arrest shtëpie dhe katër të tjerë me detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania