Gazeta Shqiptare

Studimi i KBR/ Largimi i të rinjve po përkeqëson edhe demokracin­ë, jo vetëm ekonominë

-

Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativish­t në cilësinë e demokracis­ë në vend thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit. Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracis­ë dhe proceseve demokratik­e në vend, vë në dukje KBR. Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracion­in në planet e tyre afatshkurt­ra dhe afatmesme. Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj. Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuoj­në në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësime­t në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj. Emigracion­i i të rinjve është një plagë që do të jetë prezentë edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Sakaq politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare. Tashmë është e dukshme që emigracion­i po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarj­en rajonale. Instituti Shqiptar i Statistika­ve (INSTAT)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania