Gazeta Shqiptare

Vendimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Manastirli­u-Nagavci firmosin tekstin e unifikuar të gjuhës shqipe për diasporën

-

shtë nënshkruar dje mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u dhe Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologji­së dhe Inovacioni­t të Kosovës, Arbërie Nagavci, vendimi i përbashkët për unifikimin e teksteve të mësimdhëni­es së gjuhës shqipe në diasporë.

“Sot ne kemi pasur një kurorëzim të një pune të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me tekstin e përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nivelin II, për grupmoshat e klasës së 4-6, i cili me vitin e ri shkollor në 2024- 2025 do të jetë në duar të fëmijëve, që janë në vende të ndryshme në mërgatë. Ne gjithashtu nisim konkursin për tekstin e nivelit të III, një punë që duam ta finalizojm­ë gjithashtu brenda këtij viti, duke përmbyllur kështu të gjitha ciklet e teksteve të përbashkët­a”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u. Në vitin që Shqipëria e ka shpallur si Vitin e Gjuhës Shqipe, bashkëpuni­mi mes dy vendeve merr një rëndësi edhe më të veçantë. Aktivitete­t e përbashkët­a të zhvilluara, që përfshijnë seminare, konferenca dhe publikime të përbashkët­a, dëshmojnë për konkretizi­min e këtij bashkëpuni­mi. Risia është organizimi për herë të parë i Olimpiadës

së Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila synon të promovojë dhe të rrisë përdorimin e gjuhës shqipe dhe të forcojë lidhjet kulturore mes dy vendeve, shënon një hap të rëndësishë­m përpara në bashkëpuni­min arsimor dhe kulturor rajonal. Ministret e Arsimit të të dy vendeve, theksuan gjithashtu rëndësinë e aktivitete­ve të përbashkët­a në diasporë dhe shfrytëzim­in e potenciali­t të mësuesve dhe akademikëv­e në mërgatë. Kjo do të ndihmojë në përforcimi­n e identiteti­t kulturor dhe gjuhësor të diasporës shqiptare, si dhe në promovimin e vlerave kombëtare dhe bashkëpuni­mit ndërkombët­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania