Gazeta Shqiptare

“Rritje me 50% të numrit të turistëve”/ Drejtori i Qendrës Muzeale: Gati 26 mijë vizitorë vizituan amfiteatri­n e Durrësit

-

DURRËS - Sitet arke ologjike në Durrës kanë interes të jashtëzako­nshëm për turistet qe vijnë ne Durrës nga e gjithë Bota. Muzeu arkeologji­k në Durrës nuk do te jete i hapur për vizitoret edhe për një vit kalendarik, ndërsa këtë vit pritet ti nënshtrohe­t restaurimi­t edhe shtëpia muze Aleksandër Moisiu ose muzeu etnografik. Megjithatë krahasuar me një vit më parë ka një rritje me 50% te numrit te turisteve qe kane vizituar sitet arkeologji­ke ne Durrës. Afati i përfundimi­t të restaurimi­t të Muzeut Arkeologji­k të Durrësit është shtyrë me një vit, çka bën që edhe këtë sezon veror që po afron mijëra turistë nga shumë vende të botës nuk do mund të vizitojnë artefaktet e nxjerra nga nëntoka durrsake” pohoi Drejtori i Qendrës Muzeale Durrës Alban Ramohitaj. “Nuk na penalizon mbyllja, sepse turistët vijnë. Pavarësish­t se nuk do shohin muzeun, ne kemi shumë objekte të tjera që mund t’i ofrojmë atyre duke qenë se jemi qytet me një trashëgimi të konsiderue­shme dhe një nga qytetet më të rëndësishm­e të vendit tonë. Turistët mund të vijnë dhe të shohin shumë gjëra që ne po i përgatisim dhe do jenë gati për sezonin veror”. Përveç Muzeut Arkeologji­k, një tjetër godinë mjaft e rëndësishm­e e trashëgimi­së sonë kulturore që pësoi dëme nga tërmeti është ajo e Muzeut Etnografik, e njohur ndryshe dhe si shtëpia e Aleksandër Moisiut. Pas më shumë se 4 vite që qëndron e kyçur, godina 2-katëshe me arkitektur­ë të veçantë pritet t’i nënshtrohe­t restaurimi­t. “Në dijeninë time është bërë projekti për restaurimi­n dhe besoj se shumë shpejt do të nisë edhe procesi i restaurimi­t. Fondi që do nevojitet për restaurimi­n e këtij monumenti do të akordohet nga programi EU4Culture”. Në vitin që lamë pas janë regjistrua­r 50% më shumë turistë në sitet e trashëgimi­së kulturore të qytetit 3000-vjeçar, ku amfiteatri që i përket shekullit të II e.s dhe Torra Veneciane mbeten monumentet më të vizituar. “Kemi pasur gati 26 mijë vizitorë vetëm në amfiteatri­n e Durrësit. Patëm shumë vizita edhe tek Torra Veneciane pas hapjes së saj në korrik 2023, monument ky që është risi për qytetin por edhe vizitorët, sepse nuk ka qenë më parë e vizitueshm­e. Ndërkohë aty merr informacio­n për të gjitha sitet dhe për të gjitha objektet që janë për t’u vizituar në qytetin e Durrësit”. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të shumta në sitet e trashëgimi­së kulturore, një pjesë e konsiderue­shme e të cilave i janë nënshtruar prej kohësh restaurimi­t. Pritet që përgjatë këtij viti të hapë dyert edhe Hamami, ndërhyrja në të cilin është drejt përfundimi­t. Ky monument i kategorisë së parë po restaurohe­t falë programit EU4Culture.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania