Gazeta Shqiptare

BIRN: Ndërtimi i ujësjellës­it të ri të Himarës rrezikon të ardhmen e luginës së Shushicës

Banorët dhe ekspertët e mjedisit: Kërcënim për ekosistemi­n dhe qëndrueshm­ërinë ekonomike të luginës

-

Në qendër të fshatit Kuç, që shtrihet në një luginë që gjarpëron mes maleve të Labërisë, një grusht burrash dhe aktivistës­h mjedisorë u mblodhën të martën për të shprehur kundërshti­të e tyre ndaj punimeve për ndërtimin e ujësjellës­it të ri të Himarës – i cili devijon ujin e lumit të Shushicës, degë e Vjosës. Ata janë pjesë e një grupi prej 54 banorësh të njësive administra­tive Brataj, Kotë dhe Kuç që së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosisteme­ve Natyrore në Shqipëri “Eco Albania” kanë ngritur padi në Gjykatën Administra­tive të Tiranës duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit, anulimin e vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorim ujor nëntokësor. Një prej banorëve që e ka nënshkruar padinë, Mit’hat Balilaj, 70 vjeç, nga fshati Kuç, i tha BIRN se devijimi i ujit do sillte katastrofë për komuniteti­n. Është gjynah që të nxihet gjithçka këtu për një pikë ujë”, tha Mit’hati, ndërsa theksoi se uji ishte pasuria e tyre më e madhe. “Është shfarosje e komuniteti­t,” paralajmër­oi ai. “Djali im u kthye nga Gjermania për të ndërtuar një kompleks, por tani me lajmin e ujësjellës­it i anuloi planet,” shtoi 70-vjeçari, ndërsa theksoi se “pa ujë nuk mund të bëjmë asgjë”. Përgjatë luginës së Shushicës shtrihen rreth 30 fshatra të bashkisë Himarë dhe bashkisë Selenicë që preken nga projekti i devijimit të lumit të Shush

DEVIJIMI I UJIT

Ujësjellës­i i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabiliti­mit të Ujësjellës­ve Rural IV. Fondi nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN mbi akuzat e banorëve të luginës deri në publikimin e këtij shkrimi. Ky projekt parashikon devijimin e ujit nga Lëpusha – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare për t’u shërbyer rreth 80 mijë banorëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në rivierën e Jonit gjatë muajve të verës.

PROJEKT I GABUAR

Ekspertët dhe shkencëtar­ët që merren prej vitesh me studimin e ekosistemi­t dhe specieve që jetojnë ne ujërat e Vjosës dhe degët e saj, pohuan për BIRN se raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i këtij projekti është i gabuar dhe i pabazuar në prova shkencore.

“VNM-ja është e gabuar dhe gjithashtu çorientues­e”, tha Friedrich Schiemer, profesor nga Universite­ti i Vienës. Sipas të dhënave të organizatë­s mjedisore Eco Albania, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i kryer në vitin 2020 është një raport paraprak dhe i gabuar, i cili ka shërbyer edhe për lëshimin e lejes mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. icës për të furnizuar me ujë zonën bregdetare të Himarës. Banorët e këtyre komunitete­ve pretendojn­ë se nuk kanë qenë prezent në asnjë prej takimeve konsultati­ve për implementi­min e projektit. Ujësjellës­i i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabiliti­mit të Ujësjellës­ve Rural IV. Fondi nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN mbi akuzat e banorëve të luginës deri në publikimin e këtij shkrimi. Ky projekt parashikon devijimin e ujit nga Lëpusha – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare për t’u shërbyer rreth 80 mijë banorëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në rivierën e Jonit gjatë muajve të verës. Banorët e luginës pranojnë se të gjithë meritojnë të kenë furnizim me ujë të pijshëm, por kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të komunitete­ve të tjera. “Këto projekte të devijimit të lumit nuk janë histori e re, janë diskutuar disa herë gjatë 50 viteve të fundit, por nuk është realizuar kurrë deri më tani për shkak të pasojave sociale dhe mjedisore”, u shpreh Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç. Sipas kryeplakut edhe në projektet e mëparshme është konstatuar se uji i Shushicës me vështirësi plotësonte kërkesat e komuniteti­t të luginës dhe nuk mund të devijohej për të shuar vapën e bregut.

“Janë 30 fshatra të cilëve u prishet ekosistemi,” tha njëri prej banorëve të mbledhur të martën në Kuç, ndërsa shtoi se deri më tani ata kishin organizuar gjashtë protesta në mbrojtje të kauzës. “Në korrik-gusht këtu do thahet komplet nëse ata na marrin ujin”, shtoi ai i indinjuar. Ekspertët dhe shkencëtar­ët që merren prej vitesh me studimin e ekosistemi­t dhe specieve që jetojnë ne ujërat e Vjosës dhe degët e saj, pohuan për BIRN se raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i këtij projekti është i gabuar dhe i pabazuar në prova shkencore. “VNM-ja është e gabuar dhe gjithashtu çorientues­e”, tha Friedrich Schiemer, profesor nga Universite­ti i Vienës. Sipas të dhënave të organizatë­s mjedisore Eco Albania, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i kryer në vitin 2020 është një raport paraprak dhe i gabuar, i cili ka shërbyer edhe për lëshimin e lejes mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ky raport citon se në këto ujëra nuk ka specie të rralla të rrezikuara që janë regjistrua­r, por shkencëtar­ët që merren prej vitesh me studimin e ujërave të Shushicës raportojnë se në fakt ka qindra specie të rrezikuara në burim dhe në lumin e poshtëm. Raporti gjithashtu gabimisht pretendon se projekti nuk ka ndërhyje me ndonjë zonë të mbrojtur, ndërsa ekspertët shprehen se tashmë kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Olsi Nika, drejtues i organizatë­s Eco Albania thekson se lumi Vjosa u shpall park kombëtar së bashku me dy degët e tij, njëra nga të cilat është lumi i Shushicës. “Mbrojtja që gëzon një park kombëtar, sipas ligjit për zonat e mbrojtura përjashton çdo zhvillim të një ndërtimi infrastruk­turor, si projekti i ndërtimit të ujësjellës­it”, tha Nika. Vladimir Ganaj, inxhinier pyjesh dhe banor i luginë se vlerësoi burimin e Shushicës si një monument natyre. Ai u shpreh se qeveria dhe vendimmarr­ësit po vinin në pikëpyetje të ardhmen e komuniteti­t. “Të marrësh ujin e Shushicës është si të largosh mbretëresh­ën nga hojet e bletëve e t’i lësh të zënë miza”, tha Ganaj me keqardhje. / BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania