Gazeta Shqiptare

Rënia e yield-eve tkurri investimet e individëve në bono dhe obligacion­e vitin e kaluar

Shkak, edhe stanjacion­i i kursimeve në monedhën vendase vitin e kaluar

-

Investimet e individëve në titujt e qeverisë sh qiptare pësuan rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Të dhënat e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacion­eve arritën në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022. Rënie u shënua edhe në numrin e transaksio­neve, që zbriti në 13651, me një rënie vjetore prej 17.9%. Sipas llojit të instrument­eve financiare, ndikimin kryesor e dha rënia e investimit në bono thesari. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 29.5 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej pothuajse 26%. Ndërkohë, investimi në obligacion­e arriti në 7.9 miliardë lekë, 18.6% më pak krahasuar me vitin 2022. Të dhënat e mësipërme u referohen transaksio­neve të kryera nëpërmjet ndërmjetës­ve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.

Gjithmonë sipas të dhënave nga AMF, një rënie e lehtë u shënua edhe në investimet e individëve në tregun dytësor. Blerjet e tyre nga portofolat e ndërmjetës­ve financiarë ranë me 3.1% krahasuar me një vit më parë. Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacion­e vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së ndjeshme të yield-eve vitin e kaluar. Gjatë vitit 2022 yield-et e bonove dhe obligacion­eve u rritën me ritme shumë të shpejta, duke ndjekur dhe madje tejkaluar rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Pasiguria nga rritja e shpejtë e interesave dhe pritshmëri­të për rritje të mëtejshme të tyre i çuan yield-et pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitor­ët individual­ë.

Një pjesë e depozitues­ve preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare ose fonde investimi dhe t’i investojnë në bono edhe obligacion­e, në kërkim të kthimeve më të larta.

TË DHËNAT E AMF

Të dhënat e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacion­eve arritën në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022. Rënie u shënua edhe në numrin e transaksio­neve, që zbriti në 13651, me një rënie vjetore prej 17.9%. Sipas llojit të instrument­eve financiare, ndikimin kryesor e dha rënia e investimit në bono thesari. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 29.5 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej pothuajse 26%.

Ndërkohë, vitin e kaluar ritmi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm. Kjo bëri që tregu i titujve të qeverisë të qetësohej dhe yield-et pësuan një rënie të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që në gjysmën e dytë ato rezultuan të qëndrueshm­e. Korrigjimi i rritjes së fortë të yield-eve duket se e ka ulur edhe interesin e individëve për të investuar në këto instrument­e. Ndërkohë, një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rënien e investimev­e në bono dhe obligacion­e ka qenë edhe stanjacion­i i kursimeve në monedhën vendase vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në pjesën më të madhe të vitit depozitat në lekë ishin në stanjacion dhe vetëm pas muajit nëntor u vërejt një rritje domethënës­e e tyre. Përveç efektit të inflacioni­t, në një masë të madhe ecuria e depozitave në lekë u ndikua edhe nga suficiti i lartë buxhetor i grumbullua­r nga qeveria shqiptare për pjesën më të madhe të vitit./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania